Shërbimet në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike
- ● Prodhimi, trajtimi, transmetimi dhe furnizimi me ujë të pijshëm.
- ● Mbledhja, largimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura.
- ● Mbledhja dhe largimi i ujërave të shiut dhe mbrojtja nga përmbytjet në zonat e banuara.
- ● Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike vendore.
- ● Ndriçimi i mjediseve publike.
- ● Transporti publik vendor.
- ●Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e varrezave publike, si dhe garantimi i shërbimit publik të varrimit.
- ● Shërbimi i dekorit publik.
- ● Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike.
- ● Mbledhja, largimi dhe trajtimi i mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake.
- ● Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale.
- ● Administrimi dhe rregullimi i sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe çerdhe.
- ● Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor dhe zhvillimi i aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit, si dhe administrimi i qendrave e të shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit publik, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
- ● Planifikimi, administrimi, zhvillimi dhe kontrolli i territorit, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Instrumentet për administrimin e shërbimeve publike
Njësitë e vetëqeverisjes vendore sigurojnë dhënien e shërbimeve publike, nëpërmjet një ose më shumë instrumenteve të mëposhtme:
- Njësive organizative të veta, që janë pjesë e strukturës administrative të njësisë vendore;
- Ndërmarrjeve për shërbimet publike, sipas legjislacionit në fuqi;
- Kontraktimit të dhënies së shërbimeve me palë të treta;
- Përdorimit të instrumenteve të përshtatshme të partneritetit publik dhe privat, sipas legjislacionit në fuqi;
- Krijimit të shoqërive tregtare në pronësi apo bashkëpronësi të njësisë vendore, sipas legjislacionit në fuqi.
Në çdo rast, pavarësisht nga instrumenti i përzgjedhur, njësia vendore do të jetë përgjegjëse për:
- Hartimin dhe vendosjen e një sistemi administrimi të performancës së shërbimit, bazuar mbi standarde vendore dhe/ose standarde minimale kombëtare;
- Hartimin dhe vendosjen e një sistemi treguesish, përfshirë edhe aspektin gjinor për matjen e performancës;
- Krijimin e një njësie të posaçme në strukturën e njësisë së vetëqeverisjes vendore, e cila do të jetë përgjegjëse për prezantimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e performancës e të shërbimit, përfshirë edhe aspektin gjinor.
Njësia e vetëqeverisjes vendore mund të ofrojë mbështetje financiare për ndërmarrjet bashkiake për shërbimet publike dhe/ose shoqëritë tregtare me kapital të njësisë së vetëqeverisjes vendore, fusha e veprimit të së cilës lidhet me dhënien e një shërbimi publik që është përgjegjësi e kësaj njësie.
Instrumenti për administrimin e shërbimit funksionon si Sistem i monitorimit mbi bazën e objektivave dhe indikatoreve të performancës të miratuara në planet lokale të shërbimeve. Sistemi i administrimit të performancës së shërbimit bazohet mbi standardet në hartimin e relacioneve mujore të realizimit të performancës së shërbimit të përcaktuar. Struktura përgjegjëse për prezantimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e performancës së shërbimit, përfshirë edhe aspektin gjinor, është pjesë e organikës së strukturës së bashkisë.
Struktura përgjegjëse
Drejtoria e Shërbimit dhe Infrastrukturës
I. Sektori i Ndriçimit, Sinjalistikës, Transportit dhe Mobilitetit
II. Sektori i Shërbimeve të Pastrimit, Gjelbërimit dhe Varrezave Publike
Adresa elektronike: sherbimetpublike@bashkiashkoder.gov.al