Program buxhetor afatmesëm vendor

Vizioni ynë është “Shkodra qendër e rëndësishme kombëtare e rajonale, një bashki me cilësi të mirë jetese për banorët e vet dhe mikpritëse për vizitorët”.
Bazuar në vizionin politik të kryetarit të bashkisë, puna e Bashkisë Shkodër në tre vitet e ardhshme do të jetë e fokusuar për të arritur një moment kthese në zhvillimin social dhe ekonomik të Shkodrës. Bashkia Shkodër do të jetë e përqëndruar tek puna si e vetmja mënyrë për t’i kthyer Shkodrës shkëlqimin që meriton si një nga qendrat më të rëndësishmë ekonomike dhe kulturore të vendit.

Në këto vite do të përqëndrohemi në këto shtylla kryesore:

Forcimi i ekonomisë nëpërmjet tërheqjes dhe zbatimit të investimeve publike të rëndësishme në territorin e bashkisë, çka do të krijojë një mjedis tërheqës për nxitjen e investimeve private dhe punësimit nga aktorë brenda e jashtë tërritorit të bashkisë.
Një sërë investimesh madhore për territorin e bashkisë sonë kanë filluar e do të vijojnë edhe vitin e ardhshëm. Këto investime pavarësisht se mund të zhvillohen edhe nga aktorë të tjerë veç bashkisë do të kërkojnë një punë të madhe për përgatitjen, koordinimin, zbatimin dhe mbikqyrjen e tyre. Për këtë arsye kemi ndërmarrë disa veprime kryesore:
Rishikimi i strukturës për të krijuar pranë zyrës së kryetarit të Bashkisë një Njësi të Menaxhimit të Projekteve, e cila do të koordinojë të gjitha aktivitetet e nevojshme për tu siguruar për zbatimin në kohë e me cilësi të investimeve kryesore.
Kemi parashikuar në buxhet një sasi të konsiderueshme fondesh për plane, studime, planifikime në mënyrë që gjithçka që bëjmë të jetë e mirëmenduar dhe e koordinuar në të gjitha nivelet.
Ndër investimet kryesore të filluara ose në proces përgatitor janë:
Rruga e Dukagjinit filluar; Parku i hyrjes së Shkodrës, lidhur kontrata për lotin 1; rruga Shëngjin-Baks Rrjoll në punë; rruga Shirokë-Zogaj; Teatri Migjeni, Kinema Republika, Sistemi i Muzeve, Investime në Infrastrukturën rrugore të qytetit dhe NJ.A. kryesore, shkolla dhe kopshtet publike, efiçienca e energjisë në blloqet e pallateve, Rikualikimi i tregut të Zdrales, Impiani i Trajtimit të Ujrave të Zeza dhe Ujësjellësi Shkodër,Zgjeimi i Urës së Bahcallëkut dhe i rrugës Harku i Bërdiës-Ura e Bahcallëkut..

Kthimi i bashkisë në punë për t’iu përgjigjur me intensitet nevojave të qytetarëve në qytet dhe zonat rurale. Për këtë arsye kemi ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm si:
Rishikimi i sturkturës për të krijuar Ndërmarrjen e Shërbimeve dhe Punëve Publike dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Mirëmbajtjes së Objekteve Publike me qëllim intensfikimin e punëve të mirembajtjtes së mjediseve publike, rrugëve, trotuareve e gjelbërimit, mirëmbajtjes së shkollave, kopshteve e godinave të tjera publike, përmirësimi i sinjalistikës horizontale e vertikale, ndërtimi i rrjetit të biçikletave në të gjithë qytetin.
Forcimi i burimeve njerëzore dhe infastrukturës bashkiake nëpërmjet riorganizimit.
Vënies të të gjithëve në punë dhe ofrimit të kushteve më dinjitoze të punës; forcimi i infrastrukturës së bashkisë nëpërmejt paisjeve (makineri e paisje, materiale, makina, biçikleta dhe infrastrukturë IT).

Shkodra e kulturës, sportit dhe turizmit së pari si një politikë mirëqënieje për banorët por dhe si mjet për tërheqjen e vizitorëve.
Eshtë finalizuar brandimi, infot turistike dhe marketimi për bashkinë tonë.
Po fuqizojmë produktet specifike turistike.
Kemi rritur buxhetin për aktivitete kulturore e sportive për të pasur në çdo sezon të vitit një apo dy evente madhore që tërheqin vizitorë në bashki, ndërkohë që përmirësojmë ndjeshëm infrastrukturën për evente kulturore dhe sportive.

Bashkia e hapur si një filozofi e re komunikimi me qytetarët dhe krijimi i një marrëdhënie të re transparence e besimi si bazë e domosdoshme për sukses.
Do të vazhdojmë politikën e “dyerve të hapura” të bashkisë si një vend eventesh si në sheshin përpara ashtu edhe brenda bashkisë në hollet e saj.
Do të ndërtojmë një marrëdhënie më të ngushtë me qytetarët nepërmjet informimit të vazhdueshëm rreth politikave vendore.
Do të ndërtojmë procese pjesëmarrësë në të gjitha nismat e mëdha si plani i mobilitetit, rishikimi i planit vendor dhe investimet e tjera madhore.
Komunikim më i hapur dhe intensiv me të gjithë aktorët zhvillimorë si komuniteti i biznesit, këshillat rinorë, universitetin e shkollat e mesme, shoqërinë civile për të çuar përpara nisma të përbashkëta.

Program buxhetor afatmesëm vendor