Organet përfaqësuese të bashkisë

Organi përfaqësues i bashkisë – Këshilli Bashkiak

Këshilli bashkiak përbëhet nga këshilltarë të zgjedhur, sipas dispozitave të përcaktuara në Kodi Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak Shkodër është 51. Këshilli bashkiak zgjidhet për një periudhë katër vjeçare. Këshilli bashkiak zhvillon mbledhjen e tij të parë jo më vonë se 20 ditë nga data e shpalljes së rezultatit nga organi kompetent, i përcaktuar në Kodi Zgjedhor. Mbledhja e parë e këshillit thirret nga sekretari i këshillit bashkiak. Në mungesë të tij, nismën për thirrjen e mbledhjes së parë e merr prefekti.

Në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak:

  1. Zgjidhet komisioni i mandateve;
  2. Miratohen mandatet e anëtarëve të këshillit;
  3. Këshilltarët e bashkisë Shkodër bëjnë këtë betim: “Betohem në nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën e anëtarit të këshillit bashkiak dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve. Betohem se në të gjithë veprimtarinë time do të udhëhiqem nga interesat e shtetasve të Bashkisë Shkodër dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre.”
  4. Zgjidhen kryetari dhe zëvendëskryetarët e këshillit;
  5. Zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë këshillin bashkiak në këshillin e qarkut dhe pajisen me mandatin e përfaqësimit.

Mbledhjet e këshillit janë të hapura për publikun. Çdo shtetas lejohet të ndjekë mbledhjet e këshillit, sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit. Njoftimi për mbledhjen e këshillit bëhet publik në vende të caktuara për këtë qëllim brenda territorit të njësisë vendore dhe përmban datën, vendin, orën dhe rendin e ditës së mbledhjes.Me kërkesën e kryetarit të bashkisë ose të një të pestës së anëtarëve të këshillit bashkiak, mbledhjet e këshillit mund të bëhen të mbyllura, kur për këtë kanë votuar jo më pak se tre të pestat e gjithë anëtarëve të tij.

Përbërja dhe strukturat e Këshillit Bashkiak
Anëtarët e këshillit
Kryetari i këshillit
Sekretari i këshillit
Komisionet
Grupet e këshilltarëve

Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak

Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:
a) zgjedh nga përbërja e vet komisionet e këshillit dhe miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të vet;
b) zgjedh, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, kryetarin dhe zëvendëskryetarët e këshillit dhe i shkarkon ata;
c) emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit bashkiak;
c) miraton nivelin e pagave e të shpërblimeve të punonjësve e të personave të tjerë, të zgjedhur ose të emeruar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
d) miraton aktet e themelimit të ndërmanjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose me të cilët është bashkëthemelues;
dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton, gjithashtu, edhe numrin maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë
e) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;
e) organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë;
f) vendos për taksat e tarifat vendore, sipas këtij ligji dhe legjislacionit tjetër në fuqi;
g) vendos për manjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;
gj) vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të vetëqeverisjes vendore, përfshirë subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë;
h) vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kornpetencës së vet;
i) zgjedh përfaqësuesit e këshillit bashkiak në këshillin e qarkut, të cilët, në jo me pak se 50 për qind te tyre, duhet t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar;
j) vendos për dhënien ose deklarimin e mbarimit te mandatit të këshilltarit, kur ekzistojnë kushtet e parashikuara në nenin 49 të këtij ligji;
k) miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik;
l) vendos për simbolet e bashkisë;
11) vendos për emërtimin e rrugëve, shesheve, territoreve, institucioneve dhe objekteve në juridiksionin e bashkisë;
m) jep tituj nderi dhe stimuj;
n) vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit, me të cilin bëhet ky delegim te bashkia.

Rregullorja e Këshillit Bashkiak

Kalendari i mbledhjeve i Këshillit Bashkiak
Njoftimet për mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Rendi i ditës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak
Projekt Vendimet
Procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak
Vendimet e Këshillit Bashkiak

Për më shumë informacion në faqen zyrtare të internetit, www.bashkiashkoder.gov.al-Këshilli Bashkiak.

Organi ekzekutiv i Bashkisë – Kryetari i Bashkisë

Kryetari i bashkisë zgjidhet sipas dispozitave të kodit zgjedhor dhe ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
Çdo bashki ka kryetarin e saj, të zgjedhur sipas dispozitave të Kodi Zgjedhor.
Kryetari i bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë, me të drejtë rizgjedhjeje. Mandati i kryetarit të bashkisë vërtetohet nga gjykata e rrethit gjyqësor (dhoma civile) në juridiksionin e së cilës përfshihet bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij.
Shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë bëhet në mbledhjen më të parë të këshillit bashkiak përkatës, ku kryetari bën betimin, sipas formulës së përcaktuar në nenin 50, të këtij ligji, dhe e nënshkruan atë. Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës.
Kryetari i bashkisë është organi më i lartë i bashkisë Shkodër dhe ushtron detyrat e funksionet e përcaktuara në Kushtetutë, Ligjin e Vetëqeverisjes Vendore, e të tjera dispozita ligjore.

Detyrat dhe kompetencat

Sipas Ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, kompetencat dhe detyrat e kryetarit të bashkisë janë si më poshtë:
a) ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;
b) zbaton aktet e këshillit;
c) merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin bashkiak, në përputhje me rendin e ditës së përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë;
ç) raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të bashkisë dhe njësive administrative përbërëse të paktën çdo 6 muaj ose sa herë kërkohet nga këshilli;
d) raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e bashkisë; dh) është anëtar i këshillit të qarkut; e) emëron, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, zëvendëskryetarin/zëvendëskryetarët e bashkisë dhe i shkarkon ata;
ë) emëron, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, administratorët e njësive administrative/lagjeve dhe i shkarkon ata;
f) vendos për emërimin ose shkarkimin e anëtarëve të organeve drejtuese të shoqërive tregtare në pronësi të bashkisë, si dhe drejtuesit e ndërmarrjeve e të institucioneve në varësi;
g) emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë të strukturave dhe njësive në varësi të bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin për nëpunësin civil;
gj) ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik dhe është përfaqësuesi i saj në marrëdhëniet me të tretët;
h) merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive;
i) kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cenojnë interesa të bashkësisë. Në rastin e kthimit të vendimit të këshillit nga kryetari i bashkisë, këshilli mund të miratojë të njëjtin vendim vetëm me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve;
j) miraton strukturën, organikën e kategoritë/klasat e pagave për çdo pozicion të shërbimit civil dhe rregulloret bazë të administratës së bashkisë dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
k) emëron dhe shkarkon nëpunësit vendorë për barazinë gjinore;
l) kujdeset për mbledhjen dhe përpunimin e statistikave vendore, të ndara sipas gjinisë, dhe siguron publikimin e tyre.

Të dhëna për arsimimin, kualifikimet

Vendimet

Komunikime me Këshillin Bashkiak

Nr.Data e regjistrimit të kërkesësObjektiData e kthimit të përgjigjes
1.04.10.2019
Nr.16815 Prot
Kërkesë për rikonstruksion shtëpie04.11.2019
Nr.16815/1 Prot
Përgjigje
2.15.10.2019
Nr.17553 Prot
Kërkesë për informacion24.10.2019
Nr.15553/1 Prot
Përgjigje
3.12.11.2019
Nr.19521 Prot
Kërkesë për informacion19.11.2019
Nr.19521/1 Prot
Përgjigje
4.12.11.2019
Nr.12475 Prot
Kërkesë për informacion19.11.2019
Nr.19475/1 Prot
Përgjigje  
5.02.12.2019
Nr.20603 Prot
Kërkesë për informacion12.12.2019
Nr.20603/1 Prot
Përgjigje 
6.02.12.2019
Nr.20722 Prot
Kërkesë e Shoqatës “Shpresa kundër verbërisë”11.12.2019
Nr.20722/1 Prot
Përgjigje  
7.04.12.2019
Nr.20858 Prot
Kërkesë për informacion12.12.2019
Nr.20858/1 Prot
Përgjigje

Orari i pritjes së qytetarëve – E Premte 14:00-16:00          
email: info@bashkiashkoder.gov.al