Vështrim i përgjithshëm i shërbimit

Mbledhja, depozitimi i mbeturinave, trajtimi, pastrimi i rrugëve, shesheve, rrugicave, tregjeve, kopshteve publike, parqeve etj.

Administrim, mbikëqyrje, inspektim organizim ose mbështetje e sistemeve të grumbullimit, trajtimit dhe eliminimit të mbetjeve;
Mbledhja, largimi dhe trajtimi i mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake.
Grante, hua ose financime për të mbështetur ndërtimin, mirëmbajtjen ose përmirësimin e këtyre sistemeve; Pastrimi i rrugëve, parqeve, etj.
Shërbimi i Pastrimit në Qytet dhe Njësive Administrative realizohet duke u mbështetur në Planin Lokal të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta Urbane: private, sipas kontratës “Shërbimi i pastrimit zona qendrore Qytet”.
Në njësitë administrative Velipojë dhe Dajç, Bërdicë Ana e Malit shërbimi i pastrimit realizohet me sipërmarrje private dhe përcaktohet si zona funksionale perëndimore.
Në njësitë Rrethina, Postriba dhe Shalë dhe Gur i Zi shërbimi realizohet mesipërmarrje private dhe përcaktohet si zona funksionale lindore organizim ose mbështetje e sistemeve të grumbullimit, trajtimit dhe eliminimit të mbetjeve;
Gjatë këtij viti vazhdon përmirësimi i cilësisë të shërbimit dhe rritja e performancës, e matur me vlerat e indikatorëve:

  • Popullata rezidente e mbuluar me shërbim ne qytet ne raport me totalin e popullsise;
  • Popullata rezidente e mbuluar me shërbim ne njësi administrative në raport me totalin e popullsise njësi administrative:
    Të ardhura nga tarifat e shërbimit për 1 ton mbetje të menaxhuar (mbulimi kostos së shërbimit nga tarifa)
  • Efiçienca buxhetore për ofrimin e shërbimit;
  • Buxheti për menaxhimin e mbetjeve kundrejt sasisë totale të mbetjeve të menaxhuar (Lekë për 1 tonë mbetje);
    Efiçienca buxhetore për ofrimin e shërbimit. Të ardhura nga tarifat e shërbimit për 1 ton mbetje të menaxhuara;
  • Ndyshimi në % e frekuencës së mbledhjes së mbetjeve bashkiake në qytet (here në javë);
  • Ndryshimi në % i frekuencës së mbledhjes së mbetjeve bashkiake në njësi administrative (herë në jave);
  • Sasia e mbetjeve urbane të grumbulluara dhe të transportuara ne vendet e miratuar kundrejt numrit total të banorëve (kg për frymë);
  • Monitorimi i shërbimit të pastrimit përmes zbatimit të procedurës standarte të veprimit mbi ofrimin e shërbimit në Bashkinë Shkodër”.

Problematikat e dalë gjatë punës

-Një nga problematikat kryesore ka qenë ndryshimi i çmimit të depozitimit të mbetjeve në landfillin e Bushatit, vendimarrje kjo nga shoqëria Ndërkomunale sh.a Bushat dhe Bashkia e Vau Dejës.

a) Në adresë të Bashkisë Shkodër në dhjetor të vitit 2020 ka mbërritur shkresa me njoftimin e rritjes të çmimit të depozititmit të mbetjeve në landfillin e Bushatit nga 863 lekë pa tvsh në 1500 lekë pa tvsh. Bashkia Shkodër në vijim ka kërkuar jo vetëm bashkëpunimin e Institucioneve përgjegjëse mbi menaxhimin e mbetjeve në nivel Kombëtar, por çështja është në shqyrtim të Gjykatës Administrative për vlerësim të vendimarrjes së marrë nga këto struktura.
b) Ndodhur në kushtet e një rreziku mjedisor në mos ofrimin e shërbimit të pastrimit në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, palët kanë rënë dakort për mos ndërprerje të shërbimit të pastrimit për Bashkinë Shkodër zona Qëndrore. Bashkia Shkodër e njeh detyrimin e diferencës të çmimit të rritur për arsye të vazhdimit të shërbimit të pastrimit. E thënë kjo, në përfundim të konsultimeve institucionale ose mbas vendimarrjes të gjykatës administrative dhe në funksion të një vendimarrje kolegjale shuma e detyruar nga rritja e tarifës do të reflektohen në amendamentin e Kontratave respektive të ofrimit të shërbimit në Zonën qendrore, Lindore dhe Perëndimore të Bashkisë Shkodër.

Problematika të ngritura nga qytetarët në dëgjesat publike: Bashkia Shkodër, Qytet.

Lagja Nr.1

a) Shtimi i pikave të grumbullimit dhe kontinierëve në Unazen Perëndimore;
b) Shtim pika grumbullimi nëpër lagje;
c) Rruga Daniel Muzali (Zoteknike-Livadh), ka një xhep nga investimi i fundit; Plotësimi me kontinier dhe shtimi i 2 pika të tjera;
d) Rruga Cun Mula shtimi i PGM-ve dhe nevoja për 8 kontinere;
e) Parruce-Xhabiej shtim kosha të vegjël në trotuare;
f) Kërkesë për kazanë të veçantë për 13 bizneset restorant në Shirokë. Të shikohet mundësia nga inspektorët e lagjes për vendosjen e kontinereve për familjarët duke synuar eliminimin e pikave në shetitore.

Certainly! Here is the corrected text:

Lagja nr.2

a) Për sa i përket mbetjeve duhet bërë një studim më i thelluar. Plehrat nuk duhet të shihen në rrugët kryesore. Ka ardhur koha që të bëhen studime më profesionale. Jemi të vetëdijshëm që ky lloj planifikimi ka kosto shumë të mëdha, por duhet menduar për projekte të tilla.
b) Në rrugën “Hysen Lacej” kontenjerët janë gjithmonë plot. Është një pikë që shërben për shumë banorë.
c) Në Dobrac nuk ka asnjë kontenjer. Propozohet që të shtohen pika grumbullimi mbetjesh, që jo të gjithë të vijnë në atë zonë për të hedhur mbeturinat.
d) Mendoj që do t’i shërbente më mirë pastrimit, vendosja e një orari të caktuar për tretjen e mbeturinave.
e) Tek rruga “Hysen Laçej” janë 3-4 biznese që hedhin mbeturinat në kontenjerët e plehrave.
f) Duhet të hiqen kontinjerët e mbetjeve tek kopshti “Ton Alimhilli”.
g) Shkolla veterinare reduktim i numrit të kontinierëve dhe shpërndarja në rrugë të tjera. b) Reduktim i numrit të kontinierëve në unazë rruga Hysen Lacaj dhe shtim pika të tjera. c) Vendosja kontinierë në afërsi te marketet.
d) Hartimi i një plani duke parë mundësinë e reduktimit të pikave të grumbullimit nga rrugët kryesore. Mundësia për t’i vendosur në rrugët e lagjes.
h) Depozitimi i mbetjeve të disa rrugicave në Zonën Industriale në brigjet e lumit Kir. Aty edhe digjen nga njerëz të pa përgjegjshëm.
i) Depozitimi i mbetjeve inerte me kamion në brigjet e lumit Kir me mjete gjatë natës.

Lagja nr.3

a) Shtim pikave të grumbullimit tek fusha ish lëkurave;
b) Shtim pika grumbullimi tek treni i mallrave;
c) Rruga Gjovalin Gjadri (përballë fabrikës ish karamele) shtim pikë grumbullimi;
d) Zëvendësim dhe shtim kontinierë tek zona e ish kombinatit të drurit;
e) Zhvendosja ose heqja e koshave plastike;
f) Kërkesë për mjete të vogla për evadimin në rrugica të ngushta;
g) Pilotim për ndarje të diferencuar në blloqe pallatesh, shkolla e institucione;

Lagja nr.4

a) Rruga e Boricëve mes pallateve. Nevoja për evadim mbetje të gjelbra të grumbulluara nga banorët.

Lagja nr.5

b) Rikthim i pikës së grumbullimit rruga pas shinave të trenit dhe shtim i numrit të kontenierëve;
c) Pastrimi i mbeturive përreth pikave të grumbullimit tek ish fusha e druve dhe rruga Arra e Madhe;
d) Hedhje e mbeturive nga fshirjet në kanalet e hapura dhe në puseta të KUB;
e) Hedhja e mbeturive të gjelbra dhe shtëpiake pa kriter përreth pikave të grumbullimit;
f) Mungesa e koshave tek rruga Mirash Ivanaj (ish Furrat e Bukës);
g) Zonë pilot për ndarje të diferencuar (e lidhur me miratimin e stacioneve të transferimit).

Njësitë Administrative

Njësia Administrative Dajç:
a) Të shtohet frekuenca e pastrimit dhe të zëvendësohen kontinierët;
b) Të ndërgjegjësohen qytetarët dhe të mos i hedhin pemët dhe krasitjet në kontinierë, por të gjendet një zgjidhje tjetër.

Njësia Administrative Rrethina:
a) Të respektohen frekuencat e shërbimit.
b) Pika e grumbullimit të mbetjeve e vendosur në hyrje të varrezave duhet të menaxhohet më mirë. Ka nevojë për kazanë shtesë.
c) Duhen shtuar kontenierët tek ujësjellësi në Hot të Ri.
d) Duhet rregulluar frekuenca e tërheqjes pranë pikës së grumbullimit të mbetjeve të Shkollës pasi ka shpeshherë mbeturina të paevaduara në orar kur ka frekuentim nga nxënësit.
e) Për sa i përket pastrimit nga mbeturitë, problemi është edhe nga banorët. Problemi është me kontinierët të cilët çdo ditë levizin nga vendi i caktuar.
f) Ka nevojë për ndërrim kontinierësh pasi janë të amortizuar.
g) Është problem hedhja e mbeturive inerte në kontinierë. Nevojitet ndërgjegjësim i banorëve.
h) Tek pika e grumbullimit të mbetjeve në fshatin Bardhaj nuk pastrohen mbeturitë rregullisht dhe është krijuar një venddepozitim i madh i mbeturive në breg të Kirit (janë rreth 20-30 shtëpi).
i) Qytetarë

t kërkojnë të njihen me rregulloren dhe kriteret e vendosjes së pikave të grumbullimit të mbetjeve. Duhet të ndërgjegjsohen banorët.
j) Duhet të vendosen gjoba për shkelësit, deri tani nuk është penalizuar asnjë shkelës.
k) Duhet lëvizur pikat e grumbullimit të mbetjeve tek dera e Shkollës, sepse përben rrezik për nxënësit. Janë 3 kontinierë ku depoziton i gjithë fshati aty. Duhen shtuar pikat e grumbullimit të mbetjeve dhe kontinierë.
l) Kërkojmë shtesë kontinierësh në kryqëzim pranë shkolles në Bardhaj pasi akumulohen shumë mbetje dhe të shtohet frekuenca.
m) Problematikë mbetet fakti që mbetjet na vijnë nga qyteti, psh tek Hekurudha. Policia duhet të gjobisë shkelësit apo të vendosë kamërë për t’i zbuluar ata.
n) Është problem vendosja e pikës së grumbullimit të mbetjeve, banorët nuk e duan afër shtëpive.
o) Pika e grumbullimit të mbetjeve tek Varrezat ka kazanë të demtuar dhe duhen ndërtuar mure rrethuese.
p) Ka nevojë për sensibilizim për kompostim, sepse nuk duhet të hidhen mbetje bujqësore në kazane.
q) Është problem numri i ulët i pikave të grumbullimit të mbetjeve. Të shtohen kontinierë tek Semeteja dhe tek tregu.
r) Është problem numri i hedhja e inerteve në Lumin Kir.
s) Është problem levizja e kazaneve nga qytetarët dhe duhet ndërtuar pikat e grumbullimit të mbetjeve fikse që të mos levizen nga qytetarët.
t) Pikat e grumbullimit të mbetjeve tek shkollat duhet të jenë brenda territorit të shkollave dhe të shërbejnë vetëm për shkollat.
u) Shtimin e kontinierëve në Guci të Re.
v) Ka nevojë për sensibilizim, nuk duhet të hidhen mbetje bujqësore në kazane. Është problem hedhja e inerteve në kanalin Hotit. Duhet të gjobiten shkelësit.

Nj.A. Ana e Malit

a) Nevoja për shtim të kontinierëve dhe zgjerimin e shërbimit në zonat ku tashmë është përmirësuar infrastruktura.
b) Kërkesë për shtim pika grumbullimi mbetjesh dhe shtim kontenierësh në fshatin Obot, pasi kemi gjetur dhe vendin ku do të vendosen.
c) Në lagjen Xhaferraj duhet të shtohen pikat grumbullimit të mbetjeve dhe të bëhet shtimi i kontenierëve.
d) Në fshatin Alimetaj janë problem mbetjet. Hidhen mbeturinat nga fermerët tek ura. Të shikohet mundësia e pastrimit të kanalit.
e) Kontenierët, kemi problem sepse gjatë periudhës së verës automjetet që kalojnë kufirin në drejtim të Shkodrës hedhin mbeturina.
f) Propozim për zgjidhje: Të shikohet mundësia e punësimit të dy puntorëve sezonal që të realizojnë pastrimin gjatë kësaj periudhe.
g) Problemi më i madh fshati Oblikë e ka për sa i përket pastrimit. Duhet bërë sensibilizim i banorëve ose të vendosen tabela në pika të nxehta për mos-hedhje të mbeturinave.

Nj.A. Berdicë

a) Këtë vit si rrallë ndonjëherë është bërë pastrimi shumë mirë. Firma që merret me menaxhimin e mbetjeve është përgjigjur në çdo kohë. Frekuenca e pastrimit 2 herë në javë i përmbush nevojat e pastrimit në Nj.A Bërdicë.
b) Kërkesë që ku kemi pika kontinjerësh të bëhen xhepa.
c) Kërkojmë shtim pikash në fshatin Beltojë, Bërdicë e Madhe dhe Trush.
d) Një element i rëndësishëm është dhe sensibilizimi i banorëve për mos hedhjen e mbeturinave vend e pa vend.
e) Janë bërë disa rrugë të reja, banorët kërkojnë që të jetë nën vëmëndjen e Bashkisë që të shtohen edhe kontenierët.

Nj.A Velipojë

a) Rishikim i pikave të grumbullimit në Plazh, përcaktimi në hartë dhe miratimi i saj pasi bëhen shumë spostime gjatë sezonit.
b) Vendosje platforma betoni dhe rrethim i venddepoziteve në plazh.
c) Shtim kosha të vegjël (120-240 l) në krahun e bregdetit.
d) Percaktimi i një orari për nxjerrjen e mbetjeve nga bizneset.
e) Në Baks Rrjoll shtim 3-4 pika grumbullimi dhe kontenierë;
f) Rruga Fisnikëria pastrimi bëhet shumë rrallë, banorët kërkojnë informacion mbi frekuencën e tërheqjes të mbetjeve.

Nj.A. Guri i Zi

a) Të shihet mundësia e realizimit të xhepave në pikat e grumbullimit;
b) Të shihet mundësia e zëvëndësimit të kontenierëve.
c) Të realizohet heqja e kontinjerëve të vjetër që janë jashtë shërbimit. Kontenierët e vjetër duhet të dalin jashtë funksioni.
d) Duhet të ndryshohet frekuenca e evadimit dhe dita e pastrimit. Ose të bëhen të ditën e diel paradite, ose ditën e premte.
e) Në mënyrë që të funksionojë shërbimi i pastrimit, kërkohet që frekuenca të bëhet më shpesh.
f) Të shtohen kontenierë rrugës së re tek lapidari në Rrenc
g) Është bërë një punë e mirë me shtrimin e rrugëve. Këto rrugë të reja që janë bërë kanë nevojë për kontenierë.
h) Tek Qëndra Shëndetësore Guri i Zi, janë kontenierë të amortizuar. Duhet të zhvendosen nga aty.

Nj.A.Postribë

a) Për sa i përket mbetjeve urbane këtë vit është përmirësuar ndjeshëm situata. Është e novojshme që të shtohen pikat e grumbullimit të mbetjeve si dhe të pastrohen inertet tek Ura e Mesit.
b) Një pjesë e rëndësishme është që të bëhet sensibilizim i banorëve për të ndaluar hedhjen pa kriter të mbeturinave të ndryshme në territorin e njësisë Postribë.

Menaxhimi i mbetjeve, ka si burim kryesor financimi të ardhurat nga tarifa e pastrimit me një mesatare prej 78% për vitet 2019-2024 dhe konkretisht për vitin 2022 është planifikuar mbulimi i kostos me 66.6%, për vitin 2023 është 71% dhe për vitin 2024 është 71.1%. Mbulimi i shpenzimeve përgjithësisht është nga transferta e pakushtëzuar dhe të ardhurat nga tarifa e pastrimit. Shpenzimet korrente zënë 97.7% të shpenzimeve për vitet 2021 si dhe 97.6% për vitin 2023 dhe vitin 2024. Ndërsa shpenzimet kapitale zënë 2.3% në vitin 2022 si dhe 2.4% për vitin 2023 dhe vitin 2024.

Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)

Emri i ArtikullitKodi i Artikullit2019
Fakt
2020
Fakt
2021
Buxh. Fillest.
2021
Buxh. Pritshëm
2022
Plani
2023
Plani
2024
Plani
Paga dhe Sigurime
Paga6000000000
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore6010000000
Korente
Mallra dhe Shërbime602185,948123,958286,499286,499251,448236,223236,223
Subvencion6030000000
Transferta të Brendshme6040000000
Transferta të Jashtme6050000000
Transferta për Familje & Individë6060000000
Shpenzime Kapitale
Aktive të Paprekshme2300000000
Aktive të Prekshme2314,7087,6354,8204,4555,9005,9005,900
TOTALI190,656 131,593291,319290,954257,348242,123242,123