Shpallje për Drejtor në institucionet publike të arsimit parauniversitar (Drejtor Kopshti)

Mbështetur në nenit 55 të ligjit Nr.69/2012, ‘Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Udhëzimin Nr.22, datë 13.11.2023 “Për përcaktimin e rregullave dhe proçedurave për emërimin, uljen në detyrë, pezullimin dhe shkarkimin e drejtorit dhe nëndrejtorit të institucionit public arsimor parauniversitar”; Vendimit Nr.30, datë 24.01.2024 “Për miratimin e strukturës të nëpunësve dhe punonjësve të administratës dhe të institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër” të ndryshuar, Bashkia Shkodër njofton shpalljen e vendeve vakante në institucionet publike të arsimit parauniversitar Shkodër për pozicionet:

1 (një) Drejtor kopshti me ushqim, Drejtoria nr.7, kopshti “Njomzat”

1 (një) Drejtor kopshti pa ushqim, Drejtoria nr.12, kopshti “Dëshmorët e Prishtinës”

Kandidati për drejtor i institucionit publik të arsimit parauniversitar duhet :

  1. Të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlefshme me të, sipas përcaktimeve të ligjit nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  2. Të ketë të paktën kategorinë “Mësues i kualifikuar“;
  3. Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij;
  4. Të ketë kryer trajnimin e detyrueshëm përgatitor në Shkollën e Drejtorëve, për drejtimin e institucionit arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Dokumentacioni i aplikimit për drejtor përmban:

  1. Jetëshkrimi dhe kopjet e njësuara me origjinalin të dokumenteve që dëshmojnë pohimet në të (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr.1 të Udhëzimit Nr. 22, datë 13.11.2023 “Për përcaktimin e rregullave dhe proçedurave për emërimin, uljen në detyrë, pezullimin dhe shkarkimin e drejtorit dhe nëndrejtorit të institucionit public arsimor parauniversitar”;
  2. Kopjen e njësuar me origjinalin të librezes së punës;
  3. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
  4. Tabelën me të dhënat për aplikantin (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr.5 të udhëzimit të mësipërm)
  5. Çertifikatën e drejtuesit të IPAP-së. Çertifikimi i kandidatit për drejtor i IPAP-së kryhet pas zhvillimit të trajnimit të detyrueshëm përgatitor në Shkollën e Drejtorëve, për drejtimin e IPAP-së;
  6. Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr.2 të udhëzimit të mësipërm)
  7. Vërtetimin nga institucioni ku punon, që nuk ka masë disiplinore në fuqi.
  8. Deklaratën e konfliktit të interesit me punonjësit arsimorë të IPAP-së (bashkëshort/bashkëshorte, prind, vëlla/motër, fëmijë në moshë madhore, prindër të bashkëshortit /bashkëshortes (sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr.3 të udhëzimit të mësipërm).

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

a- Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.

b- Kandidatët do të vlerësohen në intervistën e strukturuar me gojë në lidhje me njohuritë dhe aftësitë për drejtimin e institucionit.

Dokumentacioni i aplikimit do të dorëzohet pranë Zyrës me Një Ndalesë në Bashkinë Shkodër, deri më datë 12.04.2024.