Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar; Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“, të ndryshuar; Bashkia Shkodër shpall procedurën e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë në kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese për pozicionin si më poshtë:
Për të dy proçedurat ( lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë ) aplikohet në njëjtën kohë!
1 (një) Drejtor, Drejtoria e Emergjencave Civile, Kategoria e pagës II-b
Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE: 23.08.2024
Data e dorëzimit të dokumentave:
NGRITJE NË DETYRË: 28.08.2024
Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM NGA JASHTË: 28.08.2024
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:
Harton përshkrimin e punës për çdo përgjegjës sektori dhe specialist në varësi të tij;
Parashikon në planet mujore të punës, të gjitha detyrat që i dalin drejtorisë sipas fushave përkatëse, ndjek sistematikisht plotësimin e tyre dhe bën analizën në nivel drejtorie, në zbatim të detyrave të përcaktuara nga programet vjetore dhe periodike të miratuara;
Bën shpërndarjen e punës dhe çështjeve që i adresohen drejtorisë dhe ndjek e kontrollon punën që bëhet nga përgjegjësit e sektorëve për përcaktimin e dhënien e zgjidhjeve në afatet e caktuara;
Zbaton, ndjek dhe bashkërendon plotësimin e të gjitha detyrave të ngarkuara nga Kryetari dhe Zëvëndës Kryetari i Bashkisë;
Kontrollon dhe firmos të gjitha shkresat që përgatisin punonjësit e drejtorisë, për drejtorinë;
Drejton grupin e punës për hartimin e Planit Vendor të Emergjencave Civile; strategjinë e vlerësimit të riskut, si dhe strategjinë vendore për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë. Për hartimin e këtyre dokumentave strategjikë, kërkon mbështetje nga AKMC, si dhe PNUD-i.
Kryen analiza periodike për veprimtarinë e drejtorisë dhe mbi këtë bazë, informon periodikisht Zëvëndës Kryetarin dhe Kryetarin e Bashkisë, për ecurinë e detyrave të ngarkuara në çdo sektor si dhe bën vlerësime pune për nëpunësit;
Mban lidhje te vazhdueshme me zyrën e emergjencave civile te administratës së prefektit dhe me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
I propozon kryetarit te bashkisë të kërkojë mbështetje nga bashkitë fqinje dhe nga instancat më të larta shtetërore në rast emergjencash, që janë jashtë mundësive tona;
Bashkëvepron me grupe vullnetarësh, të specializuar për përballimin e emergjencave dhe me banorë, që shprehin dëshirën të përfshihen përkohësisht në strukturat e shërbimit te emergjencave civile të bashkisë;
Riorganizon çdo vit komisionin e planifikimit dhe përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave në nivel Bashkie dhe nënkomisionet në nivel Njësie Administrative, për një bashkërendim më të mirë të strukturave operuese dhe mbështetëse të ngarkuara me ligj, për parandalimin dhe përballimin e emergjencave civile.
Kryen detyrën e sekretarit të komisionit të planifikimit dhe përballimit të emergjencave civile dhe krizave të bashkisë. Përgatit materialet e mbledhjes së rradhës të komisionit, në përputhje me kërkesat ligjore.
Mban kontakte të vazhdueshme me administratorët e Njësive Administrative dhe lagjeve të Bashkisë Shkodër, merr masat e duhura për normalizim të situatës dhe kur është e nevojshme informon në kohë Kryetarin e Bashkisë;
Bashkërendon punën me strukturat operacionale dhe mbështetëse për Emergjencat Civile, që operojnë në territorin e bashkisë. Merr e shpërndan në kohë informacionin për rehabilitimin e situatës dhe garanton angazhimin e strukturave lokale, që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me natyrën e Emergjencës Civile;
Mban kontakte bashkërenduese me strukturën në varësi të Prefektit të Qarkut Shkodër, si dhe kur është e nevojshme me strukturat në varësi të bashkive të tjera të qarkut;
Mban kontakte me të gjitha strukturat të tjera qëndrore përgjegjëse për Emergjencat Civile;
Bashkërendon punën me Strukturat Qëndrore dhe të Institucionit të Prefektit për Emergjencat Civile, lidhur me zhvillimin e programeve edukative dhe modeleve stërvitore, në funksion të zhvillimit të burimeve njerëzore në nivelin e parametrave të kërkuara dhe në përputhje me sfidat dhe problematikat, që ndeshen gjatë zhvillimit të misionit;
Merr informacion periodik nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë, mbi masat e marra për sigurinë e digave/dambave, sipas kërkesave të VKM Nr. 147, datë 18.03.2004 “Për miratimin e Rregullores për Sigurinë e Digave dhe Dambave”;
Në mënyrë periodike i jep informacion Sekretariatit Kombëtar të Digave të Mëdha dhe Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha, mbi masat e marra për forcimin e sigurisë së digave ;
Merr informacion periodik nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë, mbi masat e marra për pastrimin dhe gjendjen e kanaleve të ujrave të larta, kanaleve të kullimit dhe kanaleve të ujrave të bardha.
Përgjigjet për zbatimin e ligjshmërisë dhe cilësinë e materialeve (relacion dhe projekt-vendim), që i relatohen për miratim Këshillit Bashkiak.
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II-b;
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
Të ketë minimalisht diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo “Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike në degën drejtësi.
Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në këtë fushë ose fusha të ngjashme me të.
1.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Kërkesë për lëvizje paralele;
Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Çertifikatë personale;
Çertifikatë familjare;
Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 23.08.2024.
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar), për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse.
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen sipas fushave në lidhje me:
Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” ;i ndryshuar
Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
Ligji nr.9131datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike” ;
Ligji nr. 119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit” ;
Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar
Ligji nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”;
Ligji nr. 45/2016 “Për vullnetarizmin”;
Ligji nr. 8681, datë 02.11.2000, “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e Digave”, i ndryshuar me ligjin nr. 18/2013, datë 14.02.2013;
Ligji nr. 7864, datë 29.09.1994 “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”, ndryshuar me ligjin nr. 17/2021, datë 8.2.2021.
Ligji nr. 152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”;
Ligji nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, ndryshuar me ligjin Nr. 6/2018.
VKM nr.807, date 28.12.2023, “Për miratimin e planit kombëtar për emergjencat civile”;
VKM nr. 329, datë 16.05.2012, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare, për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtari njerëzore”.
VKM nr. 567, datë 14.07.2010 “Për transferimin e rezervuarëve dhe skemave ujitëse përkatëse nga Ministria e Bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit në pronësi të Njësive të Qeverisjes Vendore”
VKM nr. 147, datë 18.03.2004 “Për miratimin e Rregullores për Sigurinë e Digave dhe Dambave”.
VKM Nr. 53, datë 1.2.2023 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të akordimit të fondeve për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese ndaj fatkeqësive, në infrastrukturën e dëmtuar, si edhe në veprimtari të tjera në fushën e mbrojtjes civile”;
VKM Nr. 158, datë 17.3.2021, “Për miratimin e kritereve dhe të procedurave për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”;
VKM Nr. 345, datë 26.5.2022, “Për përcaktimin e mënyrës së mbledhjes dhe administrimit të të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë”;
VKM Nr. 414, datë 8.7.2021, “Për miratimin e procedurave dhe kritereve të ndarjes dhe të përdorimit të fondit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile”;
VKM Nr. 594, datë 13.10.2021, “Për miratimin e kritereve për identifikimin e subjekteve private, strukturat përgjegjëse për identifikimin e tyre, si dhe rregullat për realizimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre”;
VKM Nr. 667, datë 10.11.2021, “Për trajtimin e vullnetarëve për angazhimin e tyre në aktivitete të mbrojtjes civile apo në operacionet e parandalimit e të përballimit të fatkeqësive”;
VKM Nr. 775, datë 15.12.2021, “Për miratimin e llojeve të sinjaleve të alarmit, numrit dhe mënyrës së përdorimit të tyre në rastet e fatkeqësive”;
VKM Nr. 1162, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e procedurave dhe të afateve për pajisjen me vërtetim për riskun të subjekteve, të cilat kërkojnë të pajisen me leje zhvillimi/ndërtimi”;
VKM Nr. 345, datë 26.05.2022, “Për përcaktimin e mënyrës së mbledhjes dhe administrimit të të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë”;
VKM Nr. 94, date 22.2.2023, “Per miratimin e strategjise kombetare per zvogelimin e riskut nga fatkeqesite2023–2030 dhe planit te veprimit”.
VKM Nr. 168, date 24.3.2023, “Për miratimin e vlerësimit të riskut nga fatkeqesitë në nivel qendror”.
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail)
- Ngritja në detyrë
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a – Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë III-a ;
b – Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c – Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
Të ketë minimalisht diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo “Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike në degën drejtësi.
Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në këtë fushë ose fusha të ngjashme me të.
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Kërkesë për punësim;
Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Çertifikatë personale;
Çertifikatë familjare;
Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Vërtetim të gjendjes gjyqësore/Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 28.08.2024.
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë ) ditëve nga data e njoftimit.
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” ;i ndryshuar
Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
Ligji nr.9131datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike” ;
Ligji nr. 119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit” ;
Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar
Ligji nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”;
Ligji nr. 45/2016 “Për vullnetarizmin”;
Ligji nr. 8681, datë 02.11.2000, “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e Digave”, i ndryshuar me ligjin nr. 18/2013, datë 14.02.2013;
Ligji nr. 7864, datë 29.09.1994 “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”, ndryshuar me ligjin nr. 17/2021, datë 8.2.2021.
Ligji nr. 152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”;
Ligji nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, ndryshuar me ligjin Nr. 6/2018.
VKM nr.807, date 28.12.2023, “Për miratimin e planit kombëtar për emergjencat civile”;
VKM nr. 329, datë 16.05.2012, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare, për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtari njerëzore”.
VKM nr. 567, datë 14.07.2010 “Për transferimin e rezervuarëve dhe skemave ujitëse përkatëse nga Ministria e Bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit në pronësi të Njësive të Qeverisjes Vendore”
VKM nr. 147, datë 18.03.2004 “Për miratimin e Rregullores për Sigurinë e Digave dhe Dambave”.
VKM Nr. 53, datë 1.2.2023 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të akordimit të fondeve për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese ndaj fatkeqësive, në infrastrukturën e dëmtuar, si edhe në veprimtari të tjera në fushën e mbrojtjes civile”;
VKM Nr. 158, datë 17.3.2021, “Për miratimin e kritereve dhe të procedurave për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”;
VKM Nr. 345, datë 26.5.2022, “Për përcaktimin e mënyrës së mbledhjes dhe administrimit të të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë”;
VKM Nr. 414, datë 8.7.2021, “Për miratimin e procedurave dhe kritereve të ndarjes dhe të përdorimit të fondit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile”;
VKM Nr. 594, datë 13.10.2021, “Për miratimin e kritereve për identifikimin e subjekteve private, strukturat përgjegjëse për identifikimin e tyre, si dhe rregullat për realizimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre”;
VKM Nr. 667, datë 10.11.2021, “Për trajtimin e vullnetarëve për angazhimin e tyre në aktivitete të mbrojtjes civile apo në operacionet e parandalimit e të përballimit të fatkeqësive”;
VKM Nr. 775, datë 15.12.2021, “Për miratimin e llojeve të sinjaleve të alarmit, numrit dhe mënyrës së përdorimit të tyre në rastet e fatkeqësive”;
VKM Nr. 1162, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e procedurave dhe të afateve për pajisjen me vërtetim për riskun të subjekteve, të cilat kërkojnë të pajisen me leje zhvillimi/ndërtimi”;
VKM Nr. 345, datë 26.05.2022, “Për përcaktimin e mënyrës së mbledhjes dhe administrimit të të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë”;
VKM Nr. 94, date 22.2.2023, “Per miratimin e strategjise kombetare per zvogelimin e riskut nga fatkeqesite2023–2030 dhe planit te veprimit”.
VKM Nr. 168, date 24.3.2023, “Për miratimin e vlerësimit të riskut nga fatkeqesitë në nivel qendror”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura
me fushën, deri në 20 pikë;
b- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
c- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre
për karrierën, deri në 40 pikë.
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
3.Pranim nga jashtë
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil.
3.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit nga jashtë janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
Të ketë minimalisht diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo “Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike në degën drejtësi.
Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në këtë fushë ose fusha të ngjashme me të.
3.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Kërkesë për punësim;
Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Çertifikatë personale;
Çertifikatë familjare;
Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 28.08.2024.
3.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë ) ditëve nga data e njoftimit.
3.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ” ;i ndryshuar
Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
Ligji nr.9131datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike” ;
Ligji nr. 119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit” ;
Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar
Ligji nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”;
Ligji nr. 45/2016 “Për vullnetarizmin”;
Ligji nr. 8681, datë 02.11.2000, “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e Digave”, i ndryshuar me ligjin nr. 18/2013, datë 14.02.2013;
Ligji nr. 7864, datë 29.09.1994 “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”, ndryshuar me ligjin nr. 17/2021, datë 8.2.2021.
Ligji nr. 152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”;
Ligji nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, ndryshuar me ligjin Nr. 6/2018.
VKM nr.807, date 28.12.2023, “Për miratimin e planit kombëtar për emergjencat civile”;
VKM nr. 329, datë 16.05.2012, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare, për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtari njerëzore”.
VKM nr. 567, datë 14.07.2010 “Për transferimin e rezervuarëve dhe skemave ujitëse përkatëse nga Ministria e Bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit në pronësi të Njësive të Qeverisjes Vendore”
VKM nr. 147, datë 18.03.2004 “Për miratimin e Rregullores për Sigurinë e Digave dhe Dambave”.
VKM Nr. 53, datë 1.2.2023 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të akordimit të fondeve për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese ndaj fatkeqësive, në infrastrukturën e dëmtuar, si edhe në veprimtari të tjera në fushën e mbrojtjes civile”;
VKM Nr. 158, datë 17.3.2021, “Për miratimin e kritereve dhe të procedurave për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”;
VKM Nr. 345, datë 26.5.2022, “Për përcaktimin e mënyrës së mbledhjes dhe administrimit të të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë”;
VKM Nr. 414, datë 8.7.2021, “Për miratimin e procedurave dhe kritereve të ndarjes dhe të përdorimit të fondit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile”;
VKM Nr. 594, datë 13.10.2021, “Për miratimin e kritereve për identifikimin e subjekteve private, strukturat përgjegjëse për identifikimin e tyre, si dhe rregullat për realizimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre”;
VKM Nr. 667, datë 10.11.2021, “Për trajtimin e vullnetarëve për angazhimin e tyre në aktivitete të mbrojtjes civile apo në operacionet e parandalimit e të përballimit të fatkeqësive”;
VKM Nr. 775, datë 15.12.2021, “Për miratimin e llojeve të sinjaleve të alarmit, numrit dhe mënyrës së përdorimit të tyre në rastet e fatkeqësive”;
VKM Nr. 1162, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e procedurave dhe të afateve për pajisjen me vërtetim për riskun të subjekteve, të cilat kërkojnë të pajisen me leje zhvillimi/ndërtimi”;
VKM Nr. 345, datë 26.05.2022, “Për përcaktimin e mënyrës së mbledhjes dhe administrimit të të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë”;
VKM Nr. 94, date 22.2.2023, “Per miratimin e strategjise kombetare per zvogelimin e riskut nga fatkeqesite2023–2030 dhe planit te veprimit”.
VKM Nr. 168, date 24.3.2023, “Për miratimin e vlerësimit të riskut nga fatkeqesitë në nivel qendror”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për
pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
3.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë
3.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike , për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër,për fazat e mëtejshme të procedurës.
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.