Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,Bashkia Shkodër në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e vlerësimit (testimi me shkrim) për pozicionet më poshtë janë :
1 (një) Specialist, Drejtoria Juridike, Drejtoria e Përgjithshme Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, kategoria e pagës III-b
- Artenisa Jasini
- Desara Bajrami
- Donatela Kalaj
- Ervin Dizdari
- Klotilda Ulndreaj
- Ylbere Lani
Testimi me shkrim do të zhvillohet me datë 15.10.2024, ora 11:00, në ambientet e Bashkisë Shkodër.