Shpallje e fituesit për aktivitetin “Valorizimi dhe mbrotja e trashëgimisë së zonave malore”

Në bazë të Ftesës së Hapur, të shpallur me datën 21/05/2024 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për organizimin e tre aktiviteteve kulturore, me datën 06/06/2024 u mblodh Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër, i cili pas shqyrtimit të projekteve të ardhura, doli me përfundimet e mëposhtme:

Për aktivitetin “Valorizimi dhe mbrojtja e trashëgimisë së zonave malore”, u shpall fitues projekti i Ervin Lani, PF.