Njoftim për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e hëne datë 29.04.2024 ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim: “Për plotësimin e vakancës dhe dhënien e mandatit të anëtarit të Këshillit bashkiak Znj.Anita Amuli”.
  2. Pr/ Vendim: “Për plotësimin e vakancës dhe dhënien e mandatit të anëtarit të Këshillit bashkiak Z. Fatmir Vojvoda”.
  3. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Mars 2024”.
  4. Pr/ Vendim: “Për një shtesë dhe ndryshim në VKB nr.55 datë 29.12.2023 ”Për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026 të Bashkisë Shkodër, i ndryshuar. (Bashkefinancim)
  5. Pr/ Vendim: “Për një shtesë në buxhetin e vitit 2024 e miratuar me VKB. Nr.55 datë:29.12.2023 ”Për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026 të Bashkisë Shkodër.(Emergjencat Civile)
  6. Pr/ Vendim: “Për një ndryshim në VKB nr.55 datë 29.12.2023 ”Për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026 të Bashkisë Shkodër, i ndryshuar. (Rialokim)
  7. Pr/ Vendim: “Për një shtesë plani dhe ndryshim në buxhetin e bashkisë Shkodër për projektin “Fuqizimi i komunitetit përmes ofrimit të shërbimeve ditore të alternuara për fëmijët dhe familjen”.
  8. Pr/ Vendim: “Për miratimin e masës së qirasë mujore për banesat sociale me qira në administrimin e Bashkisë Shkodër për vitin 2024”.
  9. Pr/ Vendim: “Për miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave të bashkisë së Shkodrës për vitet 2025-2027.
  10. Pr/ Vendim: “Për miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të vitit 2023 të Bashkisë Shkodër”.
  11. Pr/ Vendim: “Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të Programit Buxhetor Afatmesëm 2025-2027 për Bashkinë Shkodër”.
  12. Pr/ Vendim: “Për miratimin e planit “Për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fondin pyjor/kullosor në Bashkinë Shkodër për vitin 2024”.
  13. Pr/ Vendim: “Për miratimin e dhënies në përdorim me kontratë qiraje të ekonomisë pyjore “Lugina e Kirit”, Njësia administrative Pult, ngastra 189b, me sipërfaqe 250 m², me afat 5-vjeçar, për vendosjen e antenave të komunikimit të kompanisë të telefonisë celulare “One Albania sh.a”.
  14. Pr/Vendim: “Për dhënien në përdorim të pasurisë prej 140.42 ha ndodhur në Ekonominë pyjore “Drin Gjadër Kir” parcela 004, 010, zk 1690 nr. Pasurie 888, për një periudhë 10 vjeçare për vendosje stacionesh, bazamente për panele fotovoltaike me qëllim prodhim energjie”.
  15. Pr/ Vendim: “Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
  16. Pr/ Vendim: “Për miratimin e Programit të Transparencës në Bashkinë Shkodër”.
  17. Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1Komisioni i Çështjeve ligjore. Komisioni i Mandateve.E premte26.04.202410:00
2Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike.E premte26.04.202411:00
3Komisioni i Bujqesisë Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave dhe Mbrojtjes së Mjedisit.E premte26.04.202412:00
4Komisioni i Sherbimeve Sociale dhe StrehimitE premte26.04.202413:00

Njoftimi i mbledhjes datë 29/04/2024.