Në zbatim të ligjit nr,10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikēs së Shqipërisë” i ndryshuar, të Dekretit nr.399, datë 05.12.2024 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë “Percaktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”, Udhēzim i Ministrit të Brendshëm nr. 235, datë 10.12.2024 “Per procedurat hartimit të listave të zgjedhësve pēr zgjedhjet pēr Kuvendin e Shqipērisë”, Udhëzimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nr. 1, datë 05.12.2020, “Përcaktimi i rregullave për ngritjen, caktimin dhe njoftimin e vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së vetëqeverisjes vendore për zgjedhjet”,i ndryshuar si dhe Vendimin e KQZ-së nr.15, datë 07.12.2024 “Për caktimin e kufijve dhe ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Të nderuar qytetarë duke kërkuar mirëkuptimin tuaj mbi ndryshimet e kryera për arsye objektive për vendndodhjen e disa qendrave të votimit ju informojmë se:
Në shkollën 9 vjeçare ” Ndre Mjeda” Shkodër ku kanë qenë të vendosura qendrat me Nr. 0291, Nr. 0292 dhe Nr. 0293 po kryhen punime, për këtë arsye procesi i votimit do të zhvillohet pranë ambienteve të Agjensisë Kombëtare të Aftësive dhe Punësimit (Zyra e Punës) Shkodër.
Në Shkollën e Ndërtimit “Kolë Idromeno” ku kanë qenë të vendosura qendrat Nr. 0279, Nr.0279/1, Nr.0280 dhe Nr.0281 po kryhen punime, për këtë arsye procesi i votimit do të zhvillohet pranë ambienteve të Shkollës Speciale ” 3 Dhjetori “.