Bëhu pjesë e Kartës së Studentit! 🎓

Bashkia Shkodër fton të gjitha bizneset lokale të bëhen pjesë e nismës së Kartës së Studentit, si një mundësi për të dhënë kontributin tuaj në mbështetje të edukimit dhe zhvillimit të brezit të ardhshëm.

Duke u bërë partner në këtë projekt, biznesi juaj mund të ofrojë zbritje dhe përfitime për të gjithë individët që gëzojnë statusin e studentit në territorin e Bashkisë Shkodër, duke kontribuar në lehtësimin e jetës studentore.

Përveç kësaj, bizneset pjesëmarrëse do të përfitojnë promovim dhe rritje të vizibilitetit, duke u bërë një pikë referimi për studentët.

📌 Nëse dëshironi të bashkoheni dhe të mbështesni të rinjtë e qytetit tonë, aplikoni në:
📩 info@shkodrarinore.gov.al

Së bashku, krijojmë më shumë mundësi për rininë!