Fuqia punëtore nënkupton pjesën e shoqërisë e cila është e aftë për punë. Marrëdhënie të punës ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit janë të rregulluara nga kontrata pune, në bazë të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit Nr. 153/2013 “Për punësin civil”. Problemi i papunësisë është një çështje globale, analiza e saj është kryesore për të trajtuar vështirësitë aktuale dhe parashikuar ndryshimet në të ardhmen. Popullsia ekonomikisht aktive (forca e punës) përcaktohet si shumë e numrit të personave të punësuar me numrin e personave të papunë.
Punësimi: Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 rezulton se numri i të punësuarve në Bashkinë Shkodër është 26,980 persona, nga të cilat 7,576 punonjës janë të punësuar në sektorin publik dhe 19,404 punonjës në sektorin privat. Numri më i madh i të punësuarve është në qytetin Shkodër, ndjekur nga Njësia Administrative Rrethina. Ndërsa njësitë administrative me numrin më të ulët të punësimit janë Postriba, Pulti, Shalë dhe Shosh. Megjithatë, vlerësimi real i numrit të punësuarve në vend vështirësohet për shkak të mosdeklarimit nga personat që ushtrojnë veprimtari ekonomike jobujqësore/bujqësore, por që nuk figurojnë të regjistruar. Prandaj mendohet se ky numër punësimi është edhe më i lartë. Një dukuri e tillë është e lidhur me lëvizjet migruese e cila ka sjellë një ulje të numrit të popullsisë në zonat rurale krahasuar me periudhën e fillim viteve ’90, duke çuar në krijimin e qendrave urbane me dendësi popullsie deri në 230.18 banorë/km² (Bashkia Shkodër) dhe zona më pak tërheqëse për banim me dendësi prej 4.4 banorë/km² (Shalë, Shosh, Pult). Kjo reflekton edhe përqendrimin ekonomik drejt qytetit Shkodër. Ndërveprim të ndërtuar me qytetin e Shkodrës rezultojnë të kenë njësitë Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi etj.
Struktura e punësimit sipas sektorëve:
Struktura e punësimit sipas sektorëve i referohet periudhës gjatë viteve 2017 – 2018:
- 28% e punëtorëve janë të punësuar në sektorin publik;
- 72% e punëtorëve janë të punësuar në sektorin privat.
Papunësia:
Bazuar në të dhënat paraprake të marra nga Drejtoria Rajonale e Punësimit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 rezulton se:
Emërtimi | Gjendja | në fund | të muajit | Sipas | grup | moshave | Sipas | nivelit | arsimor | ||||||||
Gjithsej | Femra | K/familjar | deri 19 vjeç | 20-24 vjeç | 25-29 vjeç | 30-34 vjeç | 35-39 vjeç | 40-44 vjeç | 45-50 vjeç | mbi 50 vjeç | më pak se fillor | fillor | 9 vjeçar | mesëm I përgj | mesëm prof | universitar | |
Punëkërkues të papunë gjithsej | 4,648 | 2,249 | 2,140 | 178 | 393 | 258 | 242 | 295 | 492 | 813 | 1,977 | 59 | 226 | 2,439 | 1,055 | 596 | 273 |
Për Bashkinë Shkodër numri i të papunëve 19-64 vjeç vlerësohet të jetë 4648 persona. Nga analiza e strukturës së papunësisë sipas grupmoshave, shkalla e papunësisë për popullsinë në moshë punë 19-39 vjeç është 29%, ndërsa përqindja e të papunëve të regjistruar të grupmoshës mbi 40 vjeç është më e lartë. Kjo ka lidhje me kërkesat në rritje të tregut të punës për mosha relativisht të reja.
Shkalla e papunësisë sipas grupmoshave për vitin 2018.
Sipas nivelit arsimor: Për efekt klasifikimi vitet e arsimit të papunësisë janë ndarë në: më pak se fillor, fillor, 9-vjeçar, i mesëm i përgjithshëm, i mesëm profesional dhe universitar. Struktura e papunësisë sipas nivelit arsimor të të papunëve të regjistruar tregon se përqindjen më të lartë e zënë punëkërkuesit me arsimin 9-vjeçar, pasuar nga punëkërkuesit me arsim të mesëm. Po të analizojmë të papunët me arsim të mesëm, shkalla e papunësisë është më e ulët për personat me arsim të mesëm profesional krahasuar me personat që kanë kryer shkollën e mesme të përgjithshme. Të dhënat gjithashtu tregojnë se paga e të punësuarve rritet me rritjen e nivelit arsimor.
Sipas gjinisë: Për Bashkinë Shkodër, situata paraqitet si më poshtë:
Për periudhën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2018 rezultojnë të regjistruara si punëkërkuese të papuna 2,249 femra ose 48% e totalit të të papunëve të regjistruara.