Nr. | Data e regjistrimit | Objekti | Data e kthimit të përgjigjes | Statusi i kërkesës | Tarifa |
01 | 18.01.2023 Nr.745 Protokolli | A keni ofruar mbështetje financiare për organizatat jofitimprurese (OJF) gjatë vitit 2022? Sa OJF kanë aplikuar per rnbështetje financiare gjatë vitit 2022? Sa OJF kanë përfituar nga kjo mbeshtetje? Cila ka qene buxheti i disbursuar per organizate dhe ne total? Sa eshte numri i konsultirneve publike te realizuara nga institucioni juaj gjate vitit 2022? Aka institucioni juaj koordinator per njoftimin dhe konsultirnin publik? Sa OJF kane rnarre pjese ne konsultime publike te organizuara nga Institucioni juaj? A jane perfshire OJF ne grupet e punes se ngritura te institucionit tuaj? A eshte trajnuar stafi juaj mbi veprimtarine dhe funksionimin e OJF-ve? | 27.01.2023 Nr. 745/1 protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
02 | 05.02.2023 Nr.1806 protokolli | Bashkia në proceset e integrimit evropian: Të dhëna mbi projektet, nismat dhe veprimtaritë e bashkisë në kuadrin e integrimit në BE. Të dhëna për OJF-tё, përfaqësuesit e medias, biznesit 4. Shërbimet që ofrohen nga organizata të ndryshme . Nismat advokuese, lobuese dhe monitoruese nga shoqëria civile. Të dhënat e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik Plani vjetor për procesin e vendimmarrjes me pjesëmarrje 8. Aktet që janë konsultuar/do të konsultohen në vitin 2022. Mënyrat e konsultimit. | 20.02.2023 Nr.1806/1 protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
03 | 04.05.2023 Nr.6261 protokolli | Nëse Këshilli Vendor Rinor (KVR) është ngritur, ju lutemi informoni mbi: Përbërjen e tij (anëtarësinë përfshirë dhë organizatat qe të rinjtë përfaqësojnë); Nëse janë realizuar mbledhje dhe sa të tilla që prej ngritjes së KVR-së. Neni 7, pika 1/dh, parashikon financimin e krijimit dhe të zhvillimit të infrastrukturës rinore dhe të hapësirave rinore të sigurta. Në PBA aktuale a ka zë/zëra të dedikuar për këtë çështje në bashkinë tuaj? Neni 7, pika 1/e, parashikon krijimin e strukturave administrative për çështjet e rinisë. A ka një strukturë administrative për çështjet e rinisë në organikën e aparatit të bashkisë suaj? Neni 7, pika 1/ë, përmend parashikimin, në buxhetet e tyre, të fondeve për realizimin progresiv të të drejtave të të rinjve për zhvillimin e projekteve, programeve dhe veprimtarive rinore. A ka institucioni juaj një databazë të organizatave rinore/për të rinjtë që operojnë në bashkinë tuaj? A bashkëpunoni me organizata të shoqërisë civile për çështjet rinore? | 15.05.2023 Nr.6261/1 protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
04 | 12.05.2023 Nr. 6713 protokolli | Si është i organizuar shërbimi veterinar në bashkinë tuaj? Sa veteriner janë në strukturën e shërbimit veterinar? Sa është fondi i përcaktuar në buxhet për shërbimin veterinar në 5 vitet e fundit? A keni hartuar program pune të profilaksisë veterinare në lidhje me situatën epizootike të qenve dhe maceve tërrugës, si edhe programe për kontrollin dhe lëvizjen e tyre? A i keni identifikuar qentë dhe macet e rrugës në territorin që administroni? Si e organizoni sterilizimin e organeve të riprodhimit të qenve dhe të maceve të rrugës? A keni konstatuar raste ku ka pasur braktisje të qenve dhe maceve nga pronarët përkatës dhe çfarë masash keni marrë? Çfarë masash keni marrë që në ambientet publike, si: rrugë, parqe, kënde lojërash etj., kafshët e shoqërimit të mos paraqesin rrezik për njerëzit ose për kafshët e tjera? Çfarë masash keni marrë për të vendosur dhe për të zbatuar në territorin që administroni, detyrimin për pronarët që të vendosin maskën mbrojtëse në gojë për qentë e shoqërimit të racave agresive gjatë qëndrimit të tyre në ambientet publike? A keni konstatuar raste të helmimit të qenve dhe të maceve të rrugës? A keni informacion për sjelljen e maceve dhe kafshëve të rrugës nga territore të tjera të vendit në territorin e bashkisë suaj? A keni ngritur qendra vaksinimi, kastrimi dhe sterilizimi për macet dhe qentë e rrugës? A keni qendra të ngritura për macet dhe qentë e rrugës? A keni strehëza të përhershme të ngritura për macet dhe qentë e rrugës që janë në pritje të adoptimit? Si funksionon adpotimi i qenve dhe i maceve të rrugës që ju i grumbulloni në territorin tuaj, nëse e ofroni këtë shërbim? | 18.05.2023 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
05 | 12.05.2023 Nr. 6682 protokolli | Për periudhën kohore Janar 2013 – Dhjetor 2022: Sa leje ndërtimi për ndërtime të reja ka dhënë Bashkia Shkodër? Sa metra katror leje janë dhënë për çdo vit në harkun kohor të sipërpërmendur? Sa ka qenë buxheti vjetor i bashkisë për sektorin e gjelbërimit? Sa është buxheti për gjëlbërim për vitin 2023? Sa metra katrorë parqe publike ka në teritorin e bashkisë Shkodër? Në dhjetëvjeçarin e fundit sa parqe të reja ka ndërtuar Bashkia Shkodër? | 25.05.2023 Nr.6682/1 protokolli E- mail Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
06 | 12.06.2023 Nr.8118 protokolli | Sa raste janë identifikuar dhe raportuar të fëmijëve në nevojë për mbrojtje gjatë vitit 2022, si dhe gjatë muajve janar-maj 2023? Për sa prej rasteve të identifikuar si në nevojë, është miratuar Plani Individual i Mbrojtjes dhe plani është mbështetur me fond nga zëri i buxhetit të bashkisë i përcaktuar për këto plane? Sa është fondi i përcaktuar në buxhetin e bashkisë suaj për vitin 2023 për mbrojtjen e femijëve në zbatim te VKM-se nr. 578, datë 3.10.2018? Sa ëhtë fondi i shpenzuar nga buxheti vitit 2022 për trajtimin e fëmijeve në nevojë në zbatim të VKM-se nr. 578, datë 3.10.2018? | 23.06.2023 Nr .8118/1 protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
07 | 10.07.2023 Nr. 9549 protokolli | 1.A ka pasur Bashkia juaj buxhet vjetor të planifikuar për rininë (grup moshën 15-29 vjeç) për periudhën janar -dhjetor 2022? A ka të punësuar pranë Bashkisë suaj individe të moshës 18-29 vjeç (përfshirë drejtuesit)? Sa është përqindja e të rinjve (I8-29 vjeë) të punësuar krahasuar me numrin total të administratës? A ka Bashkia juaj politika rinore të zhvillura specifikisht për grup moshën 15-29 vjeç? A keni në institucionin tuaj struktura përgjegjëse për politikat rinore? A ka struktura rinore të ngritura në Bashkinë tuaj dedikuar grupmoshës së të rinjve 15-29 vjeë (qendra/zyra rinore, këshilla rinore, parlament rinor, struktura konsultative rinore, etj.) per periudhen janar – dhjetor 2022. Me ke keni bashkëpunuar për ngritjen e strukturave të tiIIa (organizata rinore, grupe të rinjsh, individe, etj)? Sa është me përafersi pjesemarrja e të rinjve në konsultimet publike të zhvilluara nga bashkia? | 24.07.2023 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
08 | 14.07.2023 | Sa është numri i nxënësve të minoritetit Rom/Egjiptian që kanë përfituar bursë sipas VKM Nr.666 të ndryshuar pika 2.1 e të ndarë sipas nivelit (klasa 1-9) për vitin akademik 2021-2022 dhe 2022-2023? | 19.07.2023 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
09 | 17.07.2023 | A ka një bashkëpunim mes Ministrisë së Turizmit dhe autoriteteve vendore dhe operatorët e transportit publik për të menaxhuar situatën e transportit gjatë sezonit turistik? A ka një vend nje plan veprimi për adresimin e trasnportit ndërqytetas gjatë sezonit turistik? Cilat inovacione dhe teknologji të reja janë përdorur ose planifikohen të përdoren për të përmirësuar transportin publik për turistët në Shqipëri gjatë sezonit turistik? Çfarë plane investimesh ka Ministria e Turizmit për të përmirësuar infrastrukturën e transportit publik në zonat turistike në Shqipëri? Cilat janë prioritetet e investimeve në këtë fushë? | 20.07.2023 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
10 | 18.07.2023 | A ka bashkia stacion të dedikuar për udhëtimet ndërqytetase? nëse po, sa stacione të tilla ka?Çfarë investimesh ka kryer Bashkia në kuadër të këtyre stacioneve? Sa autobuza shërbehen mesatarisht nga këto stacione në ditë? Sa qytetarë shërbehen nga këto stacione në ditë? Sa qytetarë jane shrbyer nga këto stacione në vitin 2022? po për gjashtë mujorin e parë të 2023? A ka Bashkia një kuadër rregulloresh që rregullojnë cilësinë e shërbimit nga këto stacione dhe autobuzat që i përdorin ato? Nëse po kërkoj të më vihet në dispozicion. A ka Bashkia tarifa të përcaktuara dhe afishuara për udhëtarët ndërqytetas? A ka Bashkia informacion online apo në sportele publike mbi vendodhjen e këtyre stacioneve dhe oraret e shërbimit? | 24.07.2023 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
11 | 24.07.2023 Nr.10374 protokolli | 1.Sa % e plazheve janë publike në Bashkinë Shkodër? 2.Ku janë këto plazhe, në cilat zona? (Ju lutem na vini në dispozicion një listë ku tregohen zonat ku janë plazhet publike në Shkodër) | 26.07.2023 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
12 | 21.07.2023 | 1. A keni ndonjë projekt për ndërhyrje në tregun kryesor të Shkodrës, në lagjen Rus? 2. Nëse po, kur është planifikuar të nisë investimi në këtë treg? 3. Sa do të jetë vlera e investimit për tregun në Rus? Sa tregtarë tregtojnë aktualisht në këtë treg? | 26.07.2023 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
13 | 20.07.2023 Nr.10279 protokolli | Sa është numri total i familjeve që përfitojnë nga ndihma bllok 6%? | 28.07.2023 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
14 | 24.07.2023 Nr.10361 protokolli | Sa është numri total i familjeve/individëve që trajtohen me ndihmë ekonomike? Kërkoj informacione lidhur me vendimin e fundit për të zbatuar ndryshime në drejtimin e trafikut në dy rrugë, në veçanti në rrugën “Zogu l” (Parruca – Xhabej) dhe rrugën “Daut Boriçi” (Ura Dervishbeg deri në sheshin “Isa Boletini”) | 28.07.2023 Nr.10361/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
15 | 02.08.2023 Nr.10920 protokolli | Çfarë nismash dhe projektesh ka ndërmarrë bashkia juaj për të promovuar kulturën vendase te turistët?. Çfarë veprimesh keni ndërmarrë për të siguruar që kjo pasuri kulturore të jetë e qasshme dhe e njohur nga vizitorët? Si po i mbështet bashkia artistët lokalë, artizanët dhe sipërmarrësit kulturorë për të zhvilluar sektorin e turizmit Si është angazhimi i komunitetit lokal në këto nisma për promovimin e kulturës vendase? | 15.08.2023 Nr. 10920/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
16 | 08.09.2023 Nr.12520 protokolli | Sa është fondi në dispozicion për vitin 2023 për emergjencat civile në Bashkinë Shkodër? Sa ka qenë ky fond në vitin 2020, 2021 dhe 2022? A ka bashkia kapacitete të mjaftueshme për të përballuar fatkeqësitë natyrore të tilla si zjarre, përmbytje, tërmetet etj.? -Sa është mbështjetja financiare e marrë nga pushteti qendror për këtë vit për emergjencat civile? | 14.09.2023 Nr.12521/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
17 | 14.09.2023 Nr.12801 protokolli | Në çfarë faze ndodhet projekti për ndërhyrjen në tregun e lagjes Rus? Sa ështe vlera e financimit të projektit dhe kush e financon? Në çfarë faze ndodhen punimet për Molin e ri ne Shkodër? Sa është vlera e financimit dhe kush e financon projektin? Në çfarë faze ndodhet projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë-Zogaj-Kufi? Sa është vlera e financimit të projektit dhe kush e financon? Sa shitës ambulante u sistemuan n tregun Rus, per shkak te aksionit te lirimit te hapesirave publike nga Bashkia Shkoder afer sheshit Hafiz Sabri Koci? Po masa ndeshkimore a ka nga ana e policise bashkiake? | 26.09.2023 Nr.12801/1 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
18 | 11.12.2023 Nr.19326 protokolli | A është konsultuar me publikun Buxheti Vjetor 2023 dhe 2024 i Bashkisë? A është konsultuar me publikun paketa e taksave dhe tarifave vendore për periudhën 2023-2024? A është konsultuar me publikun tjetërsimi i pronave të Bashkisë për periudhën Janar 2023-Dhjetor 2023? A janë njoftuar paraprakisht në faqen e internetit ose stendën e informimit data dhe ora e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak për periudhën Janar 2023-Dhjetor 2023? A janë njoftuar paraprakisht në faqen e internetit ose stendën e informimit data dhe ora e mbledhjeve të Komisioneve të Këshillit Bashkiak për periudhën Janar 2023-Dhjetor 2023? A shfaqen në faqen e internetit apo stendën e njoftimeve publike, njoftime për organizimin e Dëgjesave Publike nga Këshilli Bashkiak për periudhën Janar 2023-Dhjetor 2023? A ka qenë Bashkia juaj ndonjëherë përfituese e Fondit Social qe nga krijimi i tij dhe nëse po, sa ka qenë periudha për të cilën është ofruar mbështetje dhe në çfarë vlere monetare? | 15.12.2023 Nr.19326/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
19 | 20.12.2023 Nr. 19929 protokolli | Sa para ka shpenzuar bashkia për dekorimin e qytetit ne dhjetorin e vitit 2023? A ka pasur sponsorizim nga bizneset private në këtë shumë të investuar në kuader te dekorimit të qytetit për fundvit? Sa përqind e buxhetit të bashkisë është shpenzuar për dekorimin e qytetit? | 26.12.2023 Nr.19929/1 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |