Nr. | Data e regjistrimit të kërkesës | Objekti | Data e kthimit të përgjigjes | Statusi i kërkesës | Tarifa |
---|---|---|---|---|---|
01 | 19.01.2022 Nr.926 protokolli | Cilat janë zonat apo rrugët ku ka korsi të dedikuar biçikletash në qytetin e Shkodrës? A ka në plan Bashkia e Shkodrës në 5 vitet e ardhshme të shtojë në zona dhe rrugë të caktuara korsi biçikletash të reja? A ka Bashkia e Shkodrës statistika se sa përdorues biçikletash ka në qytetin e Shkodrës? | 03.02.2022 Nr.926/1 protokolli Email Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
02 | 22.02.2022 Nr.2867 Prot | Sa kohë ka zyra e projektit “Bashkite për në Europe” që është hapur në bashkinë Shkodër? Kush është personi/at që drejton zyrën e projektit “Bashkitë për në Europe” të financuara nga BE-ja? Një cv me të dhëna ose një informacion në lidhje me arsimimin e personit/personave që drejtojnë këtë zyrë. Kush e ka emëruar këtë person në krye të kësaj detyre? Me çfarë merret konkretisht kjo zyrë? Cili është roli i saj në lidhje me progresin që bën bashkia dhe për integrimin europian? Si organizohet dhe koordinohen punët në një ditë normale brenda në zyrë? Si organizohet puna kur ka një projekt ose veprimtari të tjera? Si bini në kontakt me të ardhurat për financimin e këtyre projekteve? A merrni buxhetin e plotë 100% nga financimi që ju bën BE apo një pjesë e mban bashkia? Çfarë rezultatesh dhe punësh keni arritur deri tani që të kryeni? | 04.03.2022 Nr.2867/1 protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
03 | 28.03.2022 Nr.4578 protokolli | A janë në funksionim Impiantet e Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Shirokë dhe Velipojë? Sa janë kostot e mirëmbajtjes të secilit ITUN? Si janë të parashikuara ato në buxhetin e Bashkisë? | 11.04.2022 Nr.496 protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
04 | 04.05.2022 Nr.7066 protokolli | Sa është buxheti i bashkisë i vendosur në dispozicion për pastrimin? Si shpërndahet zërate bushetit për pastrimin? Ku depozitohen mbetjet e prodhuara? Sa kushton? Sa ton mbetje ka prodhuar bashkia juaj nga viti 2014 deri në vitin 2021? A pritet të rritet kjo sasi? Në cilat periudha të vitit gjenerohen më shumë mbetje? A ka pika të paligjshme depozitimi të mbetjeve? A ka menduar bashkia të rrisë tarifat e pastrimit gjatë periudhës së verës për bizneset dhe turistët? | 11.05.2022 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
05 | 26.05.2022 Nr.8354 protokolli | Sa është fondi në dispozicion për vitin 2022 për emergjencat civile? Sa është fondi për 2020 dhe 2021? A ka Bashkia kapacitet të mjaftueshëm për emergjencat civile? | 28.06.2022 Nr. 8354/1 protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |