Nr. | Data e regjistrimit të kërkesës | Objekti | Data e kthimit të përgjigjes | Statusi i kërkesës | Tarifa |
01 | 08.01.2021 Nr.295 protokolli | A keni ofruar mbështetje financiare për organizatat e shoqërisë civile gjatë 2020? Kush janë dhe sa është shuma në total? A keni ofruar mbështetje jo-financiare për organizatat e shoqërisë civile gjatë 2020? Sa është përfituar dhe cila është baza ligjore? | 19.01.2021 Nr.295/1 protokolli e.mail Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
02 | 13.01.2021 Nr. 594 protokolli | Kërkesë për informacion në lidhje me masat e marra për popullsinë në zonat rurale dhe urbane të Bashkisë Shkodër në situatën e pandemisë COVID-19. | 26.01.2021 Nr.594/1 protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
03 | 18.01.2021 Nr.862 protokolli | Sa është numri i të pastrehëve në bashkinë tuaj? Sa kërkesa për strehim janë paraqitur vitin e kaluar dhe si janë trajtuar? A është parashikuar fond për investim në këtë fushë për 2021 dhe sa është ai? | 27.01.2021 Nr.862/1 protokolli e.mail Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
04 | 19.01.2021 Nr.940 protokolli | Sa është numri i çështjeve gjyqësore për heqje të punonjësve të administratës nga puna, me objekt të paditur Bashkinë Shkodër për periudhën 1 janar 2014- 31 dhjetor 2020? | 29.01.2021 Nr.940/1 protokolli e.mail Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
05 | 25.01.2021 Nr. 1309 protokolli | Sa është buxheti për emergjencat civile për 2021? Sa ishte ky buxhet për 2020? A është respektur ligji me 4% dedikuar emergjencave? Sa është buxheti i bashkisë në total? | 10.02.2021 Nr.1309/1 protokolli e.mail Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
06 | 04.02.2021 Nr.2160 protokolli | Aktivitet stimuluese për integrimin e brezave të rinj në ekonomi? Politikat dhe strategjitë vendore. | 15.02.2021 Nr.2160/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
07 | 08.02.2021 Nr. 2250 protokolli | Sa është vlera e cila ka shkuar nga buxheti i shtetit/bashkisë për kancelari të ndryshme zyrash, mobilim zyrash dhe makina për bashkinë tuaj nga viti 2014-2020? | 15.02.2021 e.mail Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
08 | 12.02.2021 Nr.2588 protokolli | Cili është funksioni i Bashkisë Shkodër në kuadrin e menaxhimit dhe mirëmbajtjes së argjinaturës së lumit Buna në segmentin Pentar-Luarëz? Kur është bërë pastrimi i kësaj argjinature për herë të fundit? | 17.02.2021 e.mail Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
09 | 12.02.2021 Nr.2589 protokolli | Sa ndërhyrje janë bërë në 2020 në infrastrukturë rrugore për të siguruar aksesueshmërinë për personat me aftësi të kufizuar? Sa kanë qenë kostot? A ka parashikim për ndërhyrje për vitin 2021? | 24.02.2021 Nr.2589/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
10 | 15.02.2021 Nr.2711 protokolli | A është konsultuar me publikun Buxheti Vjetor 2020 dhe 2021 i Bashkisë? A ka njoftime në faqen zyrtare të internetit për këtë proces? A është konsultuar me publikun paketa e taksave dhe tarifave vendore për periudhën 2020-2021? A ka njoftime në faqen zyrtare të internetit për këtë proces? A është konsultuar me publikun tjetërsimi i pronave të Bashkisë për periudhën Janar 2020-Shkurt 2021? A janë njoftuar paraprakisht në faqen e internetit ose stendën e informimit data dhe ora e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak për periudhën Janar 2020-Shkurt 2021? A janë njoftuar paraprakisht në faqen e internetit ose stendën e informimit data dhe ora e mbledhjeve të Komisioneve të Këshillit Bashkiak për periudhën Janar 2020-Shkurt 2021? A shfaqen në faqen e internetit apo stendën e njoftimeve publike, njoftime për organizimin e Dëgjesave Publike nga Këshilli Bashkiak për periudhën Janar 2020-Shkurt 2021? | 24.02.2021 Nr.2711/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
11 | 16.02.2021 Nr.2794 protokolli | Pyetja është e njëjtë me pikën e mësipërme. | 24.02.2021 Nr.2794/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
12 | 23.02.2021 Nr.3188 protokolli | Sa është buxheti i vendosur në dispozicion për mirëmbajtjen e varrezave në bashkinë tuaj nga viti 2015 deri në vitin 2021? | 25.02.2021 Nr.3188/1 Protokolli e.mail Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
13 | 23.02.2021 Nr.3183 protokolli | Sa njësi administrative janë prekur nga përmbytjet në Bashkinë Shkodër dhe sa fshatra për çdo njësi administrative? Sa është sipërfaqja totale e përmbytur në ha për secilën njësi administrative? Ju lutem kategorizoni llojin e tokave të përmbytura në këtë listim. Nga monitorimi periodik që kryeni në terren, si paraqitet situata tani pas një muaji përmbytje? Sa tokë ndodhet sërish nën ujë dhe në ç’nivele ndodhet uji në tokat që janë akoma të përmbytura? A keni nisur të regjistroni dëmin në terren? Nëse po, sa familje janë prekur nga përmbytja? Kur do të kryhet dëmshpërblimi i banorëve? A ka një kategorizim të llojit të dëmeve dhe dëmshpërblimin në varësi të dëmeve të miratuara nga bashkia? | 01.03.2021 Nr.3183/1 Protokolli e.mail Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
14 | 25.02.2021 e.mail | A ka bashkia juaj zyrë për viktimat e dhunës në familje? Sa persona janë të punësuar në bashkinë tuaj në lidhje me këtë çështje? Sa raste të grave/vajzave që kërkojnë ndihmë pasi janë dhunuar në familje keni pasur në 2 vitet e fundit? Sa prej këtyre grave/vajzave u është dhënë ndihmë ekonomike? Sa është kjo ndihmë? Cili është buxheti që ju keni në dispozicion sa i përket mbrojtjes së viktimave të dhunës? | 05.03.2021 Nr.3893 Protokolli e.mail Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
15 | 23.03.2021 Nr.4641 Poste | Kopje të vendimit të Kryetarit të Bashkisë lidhur detyrimin e përcaktuar në nenin 79 pika 1 të Kodit Zgjedhor, mbi afishimin e materialeve propagandistike gjatë fushatës elektorale. Kopje të shkresave ku listohen adresat e zyrave të tyre zgjedhore, në territorin e Bashkisë tuaj. Kopje digjitale të hartës gjeografike të kufijve të lagjeve/njësive administrative përbërëse të Bashkisë që ju drejtoni. | 31.03.2021 Nr. 4641/1 Protokolli Postë Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
16 | 22.03.2021 Nr.4671 | Sa herë pastrohet dhe kontrollohet rruga që lidh dy njësi administrative Njësinë administrative Rrethina dhe njësinë Gur i Zi? A janë bërë monitorime dhe plane, të cilat të tregojnë vlerësimin e infrastrukturës në këtë zonë? A synohet nga ana juaj të kryhet investim në këtë zonë? | 01.04.2021 Nr.4671/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
17 | 13.04.2021 | Kërkesë për vënien në dispozicion të konsultimeve publike me qytetarët referuar projekteve që keni pasur gjatë vitit 2020-2021. | 15.04.2021 Nr.5945 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
18 | 26.02.2021 Nr.2587 protokolli | Kërkesë për informacion lidhur me pakicat kombëtare në nivel vendor | 22.04.2021 Nr.3626/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
19 | 14.04.2021 Nr.5925 | Cili është qëndrimi zyrtar i Bashkisë Shkodër mbi ndryshimet e Zonave të Mbrojtura në territorin e saj? | 19.04.21 Nr.5925/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
20 | 29.04.21 Nr.6703 | Sa Njësi për Mbrojtjen e Fëmijëve ka Bashkia e Shkodrës për të gjitha zonat dhe njësitë administrative që mbulon? Sa punonjës social janë për një Njësi për Mbrojten e Fëmijëve? Sa mund të shpenzohet për menaxhimin e një rasti ku një fëmijë është abuzuar apo ngacmuar seksualisht dhe kërkon ndihmën e Punonjësve për Mbrojtjen e Fëmijëve? Sa janë rastet e fëmijëve të dhunuar, abuzuar apo ngacmuar seksualisht gjatë 8 viteve të fundit për zonat e Bashkisë Shkodër? | 10.05.21 Nr.6703/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
21 | 05.05.2021 Nr.6968 protokolli | New CellA ka hartuar bashkia juaj një plan 5 vjeçar për strehimin social? Sa është buxheti juaj për strehimin për vitin 2021? | 14.05.2021 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
22 | 14.05.2021 Nr.7494 protokolli | A janë projektuar brenda buxhetit 2021 rikonstruksione nga monumentet e kategorisë parë dhe të dytë (nqs po, cilat)? Nga kush financohen dhe sa lekë kushtojnë? A ka pasur mbështetje nga qeveria? Çfarë është bërë në kuadër të 100 fshatrave turistik? | 25.05.2021 Nr.7494/1 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
23 | 27.05.2021 Nr. 8160 protokolli | A ka krijuar Bashkia Shkodër struktura që merren me reabilitimin e grave të abuzuara seksualisht sidomos kur janë dhe në moshë minore? A ofron bashkia Shkodër strehim social dhe ndihmë psikologjike për personat që bien pre e abuzimeve të tilla? A ofron bashkia Shkodër strehim social dhe ndihmë psikologjike për këto persona që bien pre e abuzimeve të tilla? | 03.06.2021 Nr.8160/1 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
24 | 27.05.21 Nr.8153 | Çfarë po bëhet në kuadër të programit të 100 fshatrave turistik? Kush janë zonat që janë investuar deri më tani, dhe roli i bashkisë në të gjithë këtë proces? | 07.06.2021 Nr.8153/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
25 | 27.05.2021 Nr. 8177 | Sa është koha mesatare me ujë të pijshëm në bashkinë Shkodër? Sa është koha mesatare e furnizimit me ujë të pijshëm në fshatra në bashkinë Shkodër? Sa është vlera e investimeve të kryera në 2 vitet e fundit për furnizim me ujë të pijshëm në bashkinë Shkodër? | 09.08.2021 Nr.8177/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
26 | 23.06.2021 Nr. 10571 | A janë instaluar paisje për matjen e cilësisë së ajrit nga viti 2017 deri në vitin 2021? Kur janë instaluar specifikisht dhe me cilat fonde janë siguruar? Kush e kryen monitorim të të dhënave që merren nga paisjet? Çfarë masash ka marrë institucioni juaj pasi është njohur me të dhënat? | 23.06.2021 Nr.10571/1 Protokolli | Përfunduar | Nuk ka |
27 | 23.06.2021 Nr.10584 Protokolli | Sa ka qenë vlera e investimeve të kryera në vite (nga viti 2014 deri në vitin 2021, specifikisht për secilin vit) për Shërbimin Zjarrfikës në bashkinë tuaj? Sa është numri i makinave zjarrëfikëse/mjeteve të tjera të cilat lidhen me këtë shërbim/uniformave dhe veshje specifike që janë blerë për 2014 -2021? Sa është numri i personelit të këtij shërbimi nga viti 2014 deri në vitin 2021, dhe sa janë pagat që janë paguar për ta për secilin vit? Në cilat zonat e bashkisë tuaj operon ky shërbim? | 14.07.2021 Nr. 323 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
28 | 30.06.2021 10934 Protokolli | Si është mbyllur viti 2020 për Ujësjellës Kanalizimet në zonën tuaj, sa para keni arkëtuar? A jeni debitor? Nëse po, sa është kjo faturë? Si është infrastruktura e ujësjellësit? A keni marrë fonde nga qeveria, i përmbushin ato detyrimet tuaja? Më herët qeveria ndërmori një aksion për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit. Në zonën e tuaj janë prerë të gjitha këto lidhje? Sa dhe si ka ndikuar kjo tek ju? Reforma e ujësjellësit parashikon krijimin e një ndërmarrjeje të vetme, një kompanie me aksionere që të funksionojë si e tillë? Si e gjykoni ju këtë, mendoni se do të funksionojë? Çfarë do të ndodhë me detyrimet tuaja financiare, kush do t’i zerojë ato? | 15.07.2021 12209 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
29 | 08.07.2021 Nr.11617 Protokolli | Sa është numri i konsultimeve publike që ka realizuar Bashkia gjatë vitit 2020 deri në Qershor 2021? Dhe cilat janë temat e tyre? Kërkese për vënie në dispozicion të linkut nga website zyrtar i Bashkisë, të njoftimit dhe të aktivitetit në momentin që është realizuar? | 15.07.2021 Nr.11617/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
30 | 13.07.2021 Nr.11558 Protokolli Email, protokolli | Kërkesë për marrjen e masave për vendosjen e Seatrac System për personat me aftësi të kufizuar. | 27.07.2021 Nr.11558 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
31 | lnformacion mbi procesin e zhvendosjes se “Shkodra Tourist Official Brand & Shop” | 27.07.2021 Nr.12938 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka | |
32 | Informacion mbi trajtimin e qenve endacake | 27.07.2021 Nr.12937 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka | |
33 | 16.07.2021 Nr. 12113 Protokolli | Sa punonjës zjarrfikës janë të angazhuar në repartet e Tiranës, Durrësit dhe Fierit? Sa investime janë kryer në 10 vitet e fundit? Kur është kryer investimi i fundit? A është planifikuar një investim i ri? Sa është Buxheti që keni për këtë vit për Shërbimin Zjarrfikës, dhe sa ka qenë në 5 vitet e fundit? Cilat janë paisjet që kanë në dispozicion, ekipet tona, në raste të zjarreve? Çfarë masash shtesë merren, me ardhjen e stinës së Verës, ku probabiliteti për lindjen e zjarreve rritet? | 28.07.2021 Nr. 331/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
34 | 21.07.2021 Nr.12648 Protokolli | A ka Bashkia matës për cilësinë e ajrit, dhe cilat zona monitoron? Si paraqitet situata e ndotjes së ajrit, cilat zona janë më problematike? Si analizohen të dhënat e nxjerra nga matësit, a përpunohen dhe pse nuk janë publike për qytetarët në faqen e bashkisë? | 22.07.2021 12648/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
35 | 21.07.2021 Nr.12619 Protokolli | A ka institucioni juaj struktura përgjegjëse për politika rinore? A ka institucioni juaj struktura përfaqësuese këshillimore rinore si Borde Rinore, Komisione Rinore, Këshill Rinor? A ka pranë bashkisë tuaj një Qënder Rinore apo hapësira dedikuar grupmoshave 15-29 vjeç dhe cilat janë ato? A ka të punësuar pranë institucionit persona të moshave 15-29 vjeç dhe sa është përqindja e tyre? | 04.08.2021 12619/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
36 | 26.07.2021 Nr.12801 Protokolli | Gjatë 3 viteve sa familje kanë përfituar kredi të buta? Cilat janë kriteret për të përfituar kredi të buta? Sa herë në vit hapen aplikimet dhe sa zgjat? Për vitin 2020 dhe 2021 sa familje kanë aplikuar dhe sa prej tyre kanë përfituar nga kreditë e buta Për vitin 2020 sa persona me aftësi ndryshe apo kujdestare për një person me probleme shëndetësore, kanë përfituar nga skema? Sa nga çifte të divorcuara për vitin 2020 dhe 2021 kanë përfituar nga skema e kredive të buta? Sa prej grave të dhunuara kanë përfituar nga skema e kredive të buta? A janë konstatuar persona që kanë mashtruar me deklarimet e tyre për të përfituar kredinë e butë dhe sa raste ka ndodhur? | 30.07.2021 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
37 | 22.07.2021 Nr.12354 Protokolli | Cila është rruga që ndiqet për bashkëpunim ndërmjet strukturës përgjegjëse për shërbimet sociale dhe IEVP- ve për hartim të programeve të reabilitimit dhe programeve të riintegrimit prag-lirimit? Gjatë viteve 2019-2021, sa është numri i personave që pas lirimit nga IEVP janë riintegruar në sektorin e punësimit? A monitorohet zbatimi i programeve? Cila është procedura për persona të gjinisë femrore, në prag lirimi apo pas lirimit? Cila është asistenca që i ofrohet nga ana e njesive përkatëse pas vuajtjes së denimit penal? | 03.08.2021 12354/1 Protokolli Përgjigje Përgjigje Ankese | Përfunduar | Nuk ka |
38 | 23.07.2021 Nr.13036 Protokolli | A ka zhvilluar Bashkia Shkodër, tender për dezinfektimin dhe pastrimin e plazheve që ka në territorin e saj për vitin 2021 dhe për sezonin veror? Nëse po, sa kanë kushtuar këto tendera? Kush është fitues i këtyre tenderave? Kërkoj një kopje të kontratës të lidhur me kompaninë për dezinfektimin dhe pastrimin e plazheve. | 13.08.2021 13036/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
39 | 18.08.2021 Nr.13967 Protokolli | A janë akomoduar pjesëtarët e komunitetit me statusin e jetimit në Shkodër në godinën e qendrës multidisiplinare, ish konvikti shkollës Pyjore? Nëse jo, ku janë të akomoduar aktualisht? Çfarë investimesh ka kryer bashkia Shkodër për infrastrukturën e plotë për biçikletat (korsitë e biçikletave) për vitin 2021? Sa është vlera e investimeve? A ofrohet sot në qytetin e Shkodrës shërbim urban i plotë për të gjithë qytetin? Sa linja ka aktualisht Shkodra? Sa autobusa ofrojnë këtë shërbim? Sa është vlera e buxhetit e vënë në dispozicion për këtë shërbim për vitin 2021? | 02.09.2021 13967/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
40 | 09.09.2021 Nr.15013 Protokolli | A ka bashkia programe për parandalimin e dhunës ndaj grave e vajzave në familje? A ofrohet trajtim/këshillim/ndihmë e specializuar psikologjike për personat e dhunuar? Si paraqitet bashkëpunimi mes bashkisë, policisë dhe gjykatave në rastet e dhunës në familje? Sa raste ka bashkia kur gruaja me urdhër mbrojtjeje lihet të qëndrojë në të njëjtën banesë me burrin që e dhunon në pamundësi për ta levizur? A ka bashkia strehëza /shtëpi të sigurta për viktimat e dhunës të cilëve gjykata u ka dhënë urdhër mbrojtjeje? A ka programe/mundësi edukimi nga institucione të tjera për burrat dhunues? A ofron bashkia linjë këshillimi falas 24 orë për rastet e dhunës? A u ofrohet personave të dhunuar ndihmë ligjore falas nga bashkia? A orientohen personat e dhunuar në tregun e punës? Sa është % e buxhetit që Ministria e Financave i jep bashkisë për të ofruar shërbime ndaj viktimave të dhunës? | 09.09.2021 15013/1 Protokoll Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
41 | 07.09.2021 Nr.14822 Protokolli | Sa është fondi total që ka përfituar bashkia juaj nga Rilindja Urbane duke filluar nga viti 2013 e deri më tani? Cilat janë projektet konkrete që ka përfituar bashkia juaj në kuadër të Rilindjes Urbane për periudhën nga 2013 e deri më tani? Cilat janë kompanitë që kanë marrë përsipër realizimin e punimeve dhe projektimin, mbikqyrjen e secilit prej projekteve të realizuar në bashkinë tuaj në kuadër të rilindjes urbane? A ka patur ndonjë rast kur bashkia juaj nuk ka marrë në dorëzim projektin për shkak të problematikave gjatë realizimit të tij? | 20.09.2021 14822/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
42 | 28.09.2021 Nr.16334 Protokolli | Kërkesë për dërgim informacioni, lidhur me situatën e luftës kundër trafikimit të personave për periudhën Janar-Shtator 2021. | 28.09.2021 Nr.16334/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
43 | 23.09.2021 Nr.16051 Protokolli | Cilat shkolla janë emergjence për sa i përket infrastrukturës dhe ku ndodhen? Sa është buxheti për vitin 2021 për këtë sektor dhe sa % të nevoja mbulon? A janë këto shkolla pjesë e programit që do të realizohej në bashkëpunim me MAS? | 07.10.2021 Nr.16051/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
44 | 27.10.2021 Nr. 18762 Protokolli | A ka bërë një plan Bashkia Shkodër për emergjencat civile që mund të dalin gjatë stinës së dimrit? Çfarë mjetesh ka në dispozicion bashkia Shkodër për të përballuar me emergjencat? Cilat janë përgatitjet që Bashkia Shkodër ka bërë për Emergjencat Civile të mundshme gjatë stinës së dimrit? | 11.09.2021 Nr. 18762/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
45 | 02.11.2021 Nr. 19124 Protokolli | Sa ura/prita që janë ndërtuar në bregdetin e bashkisë tuaj janë me leje prej jush dhe lejet përkatëse? Vendimmarrjen e bashkisë në lidhje me rastet e ndërhyrjeve pa leje në ndërtim urash/pritash/molesh detare dhe masat e marra. | 09.11.2021 Nr.19124/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
46 | 05.11.2021 Nr.2681 Prot Postë | Kërkesë “Për kontrollin e veprimtarisë të organeve të Administratës Publike dhe Pushtetit Vendor, për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit 2021″. | 17.11.2021 Nr.19553/1 Prot Postë Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
47 | 22.11.2021 Nr.20669 Protokolli | Ku publikohet informacioni për qytetarët në lidhje me thirrjet për strehimin social? Sa është numri i rasteve që Bashkia juaj ka asistuar për secilin nga programet sociale të strehimit të renditura me poshtë (a, b, c)? Ju lutem, specifikoni rastet e mbështetura për periudhën Shtator 2019-Shtator 2021. Cili është sistemi i pikëzimit për secilin nga programet sociale të strehimit? Ju lutem listën e publikuar online? Sa është buxheti i disponueshëm për strehimin social në Bashkinë tuaj për vitin fiskal 2019/2020/2021? | 03.12.2021 Nr.20669/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
48 | 09.11.2021 Nr.19668 Protokolli | Kërkesë për informacion në lidhje me punën e bashkisë Shkodër dhe vendimet e Këshillit bashkiak për periudhën shtator 2020- shtator 2021 në lidhje me prioritetet e kontratës sociale 2019. | 09.12.2021 Nr.19668/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
49 | 24.11.2021 Nr.20969 Protokolli Postë | Vendimet e Këshillit Bashkiak për periudhën janar 2019 – dhjetor 2020? Sa është numri i tregjeve ushqimore në territorin e Bashkisë Shkodër? Sa kanë qenë të ardhurat e mbledhura nga taksat vendore për vitin fiskal 2019 – 2020? Si janë shpenzuar të ardhurat e mbledhura nga taksat vendore për vitin fiskal 2019 – 2020? A ka bashkia strategji për përmirësimin e transportit publik? Sa është fondi që bashkia ka vënë në dispozicion për të mbështetur iniciativat e reja kreative të individëve inovativ (strat up) për vitet 2019-2020. | 09.12.2021 Nr.20969/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
50 | 12.12.2021 Nr.23774 Protokolli | Cilat janë projektet, nismat dhe veprimtaritë e Bashkisë Shkodër në kuadrin e integrimit në BE? Cilat dhe sa janë OJF, përfaqësues të medias dhe biznesit që bashkëpunojnë në projekte me Bashkinë Shkodër? Cilat janë nismat advokuese, lobuese dhe monitoruese nga shoqëria civile drejtuar Bashkisë Shkodër? | 20.12.2021 Nr.23774/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
51 | 19.12.2021 Nr. 24171 Protokolli | A ka banesa sociale aktualisht në qytetin e Shkodrës? Sa ka qenë numri i aplikantëve për përfitimin e statusit të “Pronarit Social”? Sa prej aplikantëve kanë përfituar statusin e “Pronarit Social”? | 29.12.2021 Nr. 24171/1 Protokolli Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |