Tarifa për dhënien e informacionit

Shërbimet administrative që ofrohen nga Bashkia Shkodër, janë pa pagesë. Përjashtim bëjnë rastet kur me ligj apo me VKB, është përcaktuar tarifë për një shërbim të caktuar.
Dhënia e informacionit është pa pagesë.

Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike i jepet çdo qytetari, gjithashtu pa pagesë.

Kur qytetari kërkon dokumentacion nga arkivi njësuar me origjinalin, tarifa është 500 lekë (VKB nr.1, datë 22.01.2016, “Për taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë Shkodër” i ndryshuar).

Tarifa për dhënie dokumentacioni mbi 10 faqe nga arkivi njësuar me origjinalin, është 10 lekë për çdo faqe.

Mënyra e kryerjes së pagesës:

Pagesa deri në vlerën 1000 Lekë të reja kryhet pranë arkës së Bashkisë Shkodër. Për pagesat mbi vlerën e përcaktuar mund të drejtoheni pranë bankave të nivelit të dytë ose pranë zyrave të Postës Shqiptare.