Funksionet e bashkivë në fushën e zhvillimit ekonomik vendor
Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
- Hartimin e planeve strategjike të zhvillimit dhe të programeve për zhvillimin ekonomik vendor.
- Ngritjen dhe funksionimin e tregjeve publike dhe të rrjetit të tregtisë.
- Mbështetjen për zhvillimin e biznesit të vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si panairë e reklama në vende publike.
- Organizimin e shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, si informacioni për bizneset, aktivitetet promovuese, vënja në dispozicion e aseteve publike, etj.
- Publikimin e broshurave informative, krijimin e portaleve me profil ekonomik, etj.
- Dhënien e granteve financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor.