Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, Shtator 2021

Publikuar më 24.09.2021

Mbledhja e 30 Shtator 2021

E enjte · ora 17:00 · Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

24.09.2021

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Enjte, datë 30 Shtator 2021, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

Rendi i ditës

  • 1Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Gusht 2021
  • 2Për miratimin e rregullores për paraqitjen dhe shqyrtimin e ankesave, vërejtjeve, kërkesave, peticioneve dhe iniciativave qytetare
  • 3Për dhënien e pëlqimit për dhënie me qira të ekonomisë pyjore Pruemos Sheldi, njësia administrative Rrethina, bashkia Shkodër, ngastra 50°, me sipërfaqe 250 m2, me afat 5-vjeçar për vendosjen e antenës të komunikimit të operatorit të telefonisë celulare “One telecommunications sh.a.”
  • 4Për miratimin e planit të mbarështimit të ekonomisë pyjore Bruçaj, njësia administrative Pult Bashkia Shkodër
  • 5Diskutime jashtë rendit të ditës Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1Komisioni për Çështjet ligjoreE marte28.9.202111:00
2Komisioni i buxhetitE marte28.9.202112:00
3Komisioni i mandateve dhe rregulloresE marte28.9.202113:00
4Komisioni bujqesise,pyjeve, menaxhimit te ujrave dhe mbrojtjes së mjedisitE merkure29.9.202116:00

Për këtë faqe

Projektvendimet

Faqja publikon projektvendimet që shqyrtohen në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak, para datës së mbledhjes.

Çfarë gjeni këtu

  • Projektvendimet të ndara sipas mbledhjeve, secili në rreshtin e vet
  • Dokumentet e secilës pikë, për t’i hapur
  • Filtra për vit, muaj dhe mbledhje, dhe kërkim me fjalë
  • Shkarkim i të gjitha dokumenteve që tregon filtri në një skedar ZIP