Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e këshillit të bashkisë Shkodër, Prill 2020

23 Prill 2020

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e këshillit bashkiak Shkodër“, nenit 5 të Aktit Normativ nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19“, në kushtet e situatës së krijuar për shkak të COVID-19, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, e cila do mbahet elektronikisht ditën e Enjte, datë 23 Prill 2020, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%), për muajin mars 2020″
  2. Pr/vendim: “Për një ndryshim në VKB nr.26, datë 30.12.2019 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2020 dhe Programit Buxhetor Afatmesëm Përfundimtar 2020-2022 të Bashkisë Shkodër“
  3. Pr/vendim: “Për miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të vitit 2019 të Bashkisë Shkodër“
  4. Raporti i Monitorimit të Zbatimit të Buxhetit të vitit 2019 të Bashkisë Shkodër
  5. Tabelat e realizimit të Buxhetit të vitit 2019 të Bashkisë Shkodër
  6. Matrica e Buxhetit të vitit 2019 të Bashkisë Shkodër
  7. Anekset e Monitorimit të Buxhetit të vitit 2019 të Bashkisë Shkodër
  8. Pr/vendim: “Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të Programit Buxhetor Afatmesëm 2021-2023 për Bashkinë Shkodër“
  9. Pr/vendim: “Për ngritjen e komisionit të përkohshëm për shqyrtim e model-rregulloreve“

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.