Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e këshillit të bashkisë Shkodër, Nëntor 2020

Publikuar më 20.11.2020

Mbledhja e 27 Nëntor 2020

E premte · ora 17:00

20.11.2020

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 "Për vetëqeverisjen vendore", Rregullores "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër" njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, ditën e premte, datë 27 Nëntor 2020, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

Rendi i ditës

  • 1Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%), për muajin Tetor 2020
  • 2Për miratimin për dhënie me qira/enfiteozë të pronës thertore tek ura e bunës me nr. Pasurie 19/63 me sipërfaqe 633m2 nga të cilat 492 m2 ndërtesë, me nr.pasurie 19/156 e llojit truall me sip 258 m2 e ndodhur në zonën kadastrale 8591-indeksi i hartës r-3, me nr.rendorë 107,në listën e inventarit të pronave, me qëllim me objekt zhvillimit të pronës me fushë përdorimi sipas VKB nr.9, datë 26.2.2020
  • 3Për dhënie pëlqimi për dhënie me qira të sipërfaqes 10m2 truall, subjektit Vodafone Albania sh.a., në stadiumin Loro Boriçi, ndodhur në zonën kadastrale 8591, me sip.28634 m2, pasuria nr.7/39, fletë inventari 221, në pronësi të Bashkisë Shkodër
  • 4Për dhënie pëlqimi për dhënie me qira të sipërfaqes 10m2 truall, subjektit Albtelekom Albania sh.a., në stadiumin Loro Boriçi, ndodhur në zonën kadastrale 8591, me sip.28634 m2, pasuria nr.7/39, fletë inventari 221, në pronësi të Bashkisë Shkodër
  • 5Për dhënien e pëlqimit për shitjen me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a. në masën 100%
  • Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1Komisioni për Çështje ligjoreE merkure25.11.202011:00
2Komisioni i shëndetësisë, veterinarisë dhe mbrojtjes së konsumatoritE merkure25.11.202012:00
3Komisioni i financave, buxhetit dhe aseteveE merkure25.11.202013:00
4Komisioni i mjedisitE merkure25.11.202014:00
5Komisioni i sherbimeve sociale, strehimitE merkure25.11.202015:00

Për këtë faqe

Projektvendimet

Faqja publikon projektvendimet që shqyrtohen në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak, para datës së mbledhjes.

Çfarë gjeni këtu

  • Projektvendimet të ndara sipas mbledhjeve, secili në rreshtin e vet
  • Dokumentet e secilës pikë, për t’i hapur
  • Filtra për vit, muaj dhe mbledhje, dhe kërkim me fjalë
  • Shkarkim i të gjitha dokumenteve që tregon filtri në një skedar ZIP