Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 31 Janar 2024

Në mbështetje të të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e merkure datë 31 Janar ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Dhjetor 2023”.
  2. Pr/ Vendim: “Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara në territorin bregdetar të njësisë administrative Velipojë, Bashkia Shkodër”.
  3. Pr/ Vendim: “Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara në territorin e liqenit të Shkodrës, Bashkia Shkodër”.
  4. Pr/ Vendim: “Për deklarimin e mbarimit para kohe të mandatit të Këshilltarit bashkiak Z. Gjovalin Darragjati”
  5. Pr/ Vendim: “Për deklarimin e mbarimit para kohe të mandatit të Këshilltarit bashkiak Znj. Helga Sallaku”
  6. Pr/ Vendim: “Për një ndryshim të pjesshëm të VKB nr.51 datë 14.04.2009 “Miratimin e listës së pjesshme të pronave të paluajtshme shtetërore që kërkohen për transferim në pronësi të Bashkisë Shkodër”, miratuar me VKM nr.421 datë 02.06.2010, të ndryshuar sipas lidhjes 1, të pronës me numër rendor 126, sipas formularit për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore”.
  7. Pr/ Vendim: “Për miratimin e listës së përfituesve dhe vlerës së subvencionit të qirasë për ato individë/familje që nuk e përballojnë qiranë e tregut të lirë për vitin 2024”.
  8. Diskutime jashtë rendit të ditës.

Pr/Vendim ” Për miratimin e kritereve për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet aplikuese, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit dhe që do të trajtohen nga fondi shtësë mbi fondin e kushtëzuar(6%) për Ndihmën Ekonomike.

Pr./Vendim ” Për një shtësë plani dhe ndryshim në buxhetin e bashkisë shkodër për “Projektin Hold On- Nxitja e aksesit në mbështetjen e shëndetit mendor për të rinjtë”.