Mbledhja e 2 Mars 2022
E mërkurë · ora 16:00 · Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak
01.03.2022
Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Merkure, datë 2 Mars 2022, ora 16:00, me rend dite si më poshtë:
Rendi i ditës
- 1Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Janar 2022
- 2Për miratimin e kritereve për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet aplikuese, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit dhe që do të trajtohen nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar 6% për ndihmën ekonomike
- 3Diskutime jashtë rendit të ditës