Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 1 Nëntor 2021

Publikuar më 01.11.2021

Mbledhja e 1 Nëntor 2021

E hënë · ora 17:00 · Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

26.10.2021

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Hënë, datë 1 Nëntor 2021, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

Rendi i ditës

  • 1Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Shtator 2021
  • 2Për një shtesë në VKB nr.12, datë 26.2.2021 “Për miratimin e sistemeve të pikëzimit për programet e strehimit social për vitin 2021”
  • 3Për një ndryshim në VKB nr.63, datë 28.12.2020 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2021 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2021-2023 të Bashkisë së Shkodrës, të ndryshuar”
  • 4Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Shkodër së bashku me dokumentacionin tekniko ligjor për akordimin e ndihmës financiare për familjen e z.Besnik Hasan Çelaj, z.Kujtim Jahja Domnori, z. Lorenc Mark Deda, z.Mirash Palokë Marku, z. Nuh Selman Daija, z.Nuri Emin Hoxha, z. Prel Gjelosh Zelna, z.Ramazan Xhemal Ujka dhe z.Skender Taip Ndruka, banesat e të cilëve u janë dëmtuar nga zjarri
  • 5Diskutime jashtë rendit të ditës

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1Komisioni për Çështjet ligjoreE enjte28.10.202109:00
2Komisioni i buxhetitE enjte28.10.202110:00
3Komisioni i mbrojtjes civileE enjte28.10.202111:00
4Komisioni për Çështjet socialeE enjte28.10.202112:00

Për këtë faqe

Projektvendimet

Faqja publikon projektvendimet që shqyrtohen në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak, para datës së mbledhjes.

Çfarë gjeni këtu

  • Projektvendimet të ndara sipas mbledhjeve, secili në rreshtin e vet
  • Dokumentet e secilës pikë, për t’i hapur
  • Filtra për vit, muaj dhe mbledhje, dhe kërkim me fjalë
  • Shkarkim i të gjitha dokumenteve që tregon filtri në një skedar ZIP