Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 04 Maj 2022

Publikuar më 04.05.2022

Mbledhja e 10 Maj 2022

E martë · ora 17:00 · Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak · data në njoftim: 4 Maj 2022

26.04.2022

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Merkure, datë 4 Maj 2022, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

Rendi i ditës

  • 1Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Mars 2022
  • 2Për miratimin e nivelit të pagave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë
  • 3Për një ndryshim në VKB Nr.22, datë 18.4.2019 për miratimin e planit lokal për veprimin e zhurmës në mjedis, Bashkia Shkodër
  • 4Për miratim e ndryshimit të segmentit të rrugës “Hallunaj” në Rruga “Tenisit”, njësia administrative Rrethina
  • 5Për miratim e ndryshimit të segmentit të rrugës “Justin Godart” në Rruga “Gjosho Vasija”
  • 6Për miratim e ndryshimit të emërtimit të rrugës “Lekaj” në Rruga “Mirash Zef Preka”, njësia administrative Shalë
  • 7Për miratimin e masës së qirasë mujore për banesat sociale me qira pranë ish-konviktit të shkollës veterinare të Bashkisë Shkodër
  • 8Për miratimin e listës së përfituesve pranë banesave sociale me qira tek ish-konvikti i shkollës veterinare dhe të rregullores për administrimin dhe mirëmbajtjen e banesave sociale me qira të Bashkisë Shkodër
  • 9Për miratimin e masës së qirasë mujore për banesat sociale me qira pranë qendrës komunitare për familjen nr.6 dhe banesat me qira për komunitetin rom, për vitin 2022
  • 10Për disa shtesa në VKB Nr.49, datë 30.10.2020 “Për miratimin e listës përfundimtare të përfituesve për programin e banesave sociale me qira pranë qendrës komunitare për familjen nr.6“
  • 11Diskutime jashtë rendit të ditës

Për këtë faqe

Projektvendimet

Faqja publikon projektvendimet që shqyrtohen në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak, para datës së mbledhjes.

Çfarë gjeni këtu

  • Projektvendimet të ndara sipas mbledhjeve, secili në rreshtin e vet
  • Dokumentet e secilës pikë, për t’i hapur
  • Filtra për vit, muaj dhe mbledhje, dhe kërkim me fjalë
  • Shkarkim i të gjitha dokumenteve që tregon filtri në një skedar ZIP