Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 26 Korrik 2022

Publikuar më 26.07.2022

Mbledhja e 26 Korrik 2022

E martë · ora 17:00 · Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

19.07.2022

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 "Për vetëqeverisjen vendore", Rregullores "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër", i ndryshuar, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e martë, datë 26 Korrik 2022, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

Rendi i ditës

  • 1Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Maj 2022.
  • 2Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Qershor 2022.
  • 3Për pjesmarrjen e Bashkisë Shkodër në subjekte me kompetenca të përbashkëta me qëllim kryerjen e furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujrave të ndotura.
  • 4Për një ndryshim në VKB nr.22, datë 18.4.2019 "Për miratimin e planit lokal për veprimin e zhurmës në mjedis, të Bashkisë Shkodër."
  • 5Për një ndryshim në VKB nr.3, datë 5.1.2022 "Për miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2022-2024 të Bashkisë Shkodër."
  • 6Për shtesë në buxhetin e vitit 2022, e miratuar me VKB nr.3, datë 5.1.2022 "Për miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2022-2024 të Bashkisë Shkodër."
  • 7Për një ndryshim në VKB nr.19, datë 10.5.2022 "Për miratimin e nivelit të pagave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë."
  • 8Për miratim e projektit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 për Bashkinë Shkodër.
  • 9Për miratimin e rregullores për marrëdhëniet e këshillit bashkiak me publikun dhe median.
  • 10Diskutime jashtë rendit të ditës.

Për këtë faqe

Projektvendimet

Faqja publikon projektvendimet që shqyrtohen në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak, para datës së mbledhjes.

Çfarë gjeni këtu

  • Projektvendimet të ndara sipas mbledhjeve, secili në rreshtin e vet
  • Dokumentet e secilës pikë, për t’i hapur
  • Filtra për vit, muaj dhe mbledhje, dhe kërkim me fjalë
  • Shkarkim i të gjitha dokumenteve që tregon filtri në një skedar ZIP