Shpallje për lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kreut II, III, IV dhe VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:

1 (një) Specialist, Lagjja nr. 4, kategoria e pagës IV-a

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE: 20.09.2023
Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM : 25.09.2023

Përshkrimi Përgjithësues i punës për pozicionet më sipër është:

  1. Pas marrjes së informacionit nga inspektoret e lagjes së tij, në rastet kur janë konstatuar shkelje apo dëmtime të ndryshme, përcjellë informacion shkresor pranë drejtorive përgjegjëse në bashki për marrjen e masave.
  2. Përcjell informacion shkresor strukturave përkatëse për kryerjen e shërbimeve në njësinë e tij, si: shërbimi i pastrimit, gjelbërimit dhe ndriçimit apo çdo funksion tjetër që i takon sipas ligjit dhe rregullores së Bashkisë Shkodër.
  3. Përpilon aplikimet për vërtetim “Saktësim Adrese” pas kontrollit të dokumentave të dorëzuar nga banorët.
  4. Regjistron ankesat/problematikat e ndryshme të qytetarëve të njësisë së tij dhe i percjellë tek administratori.
  5. Sqaron banorët për marrjen e shërbimeve të ndryshme pranë zyrave të bashkisë, sipas kompetencës së tij.

I- LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a) Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategoria IV-a;
b) Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c) Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Bachelor.
b) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c) Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për lëvizje paralele
  2. Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  4. Çertifikatë personale
  5. Çertifikatë familjare
  6. Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master).
  7. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  8. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  9. Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  10. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  11. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  13. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
    Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 20.09.2023

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar, për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual.

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURIMI

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 139/2017 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar;
  • Lligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligjin nr.9131,datë 08.09.2003 “Për Rregullat e etikës në Administratën Publike”;
  • Ligjit nr.9367,datë 07.04.2005 për “Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar;
  • Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  • Ligjit nr.9887 , datë 10.03.2008 “Mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin e territorit”
  • Ligjin nr. 9632 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar;

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve, është si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e Agjensisë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).

II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se në përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ky pozicion është i vlefshëm për procedurën e pranimit në shërbimin civil nëpërmjet një konkurrimi të hapur.

2.1 Kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, si më poshtë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
    Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesa të posaçme, si më poshtë:
  7. Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Bachelor.
  8. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
  9. Preferohet të ketë eksperiencë pune në këtë fushë.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  1. Kërkesë për punësim
  2. Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  4. Çertifikatë personale
  5. Çertifikatë familjare
  6. Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master).
  7. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
    8.Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  8. Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  9. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  10. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  11. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
  12. Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 25.09.2023.

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar) për shkaqet e moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.

2.4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI

  • Ligjin nr. 139/2017 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar;
  • Lligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligjin nr.9131,datë 08.09.2003 “Për Rregullat e etikës në Administratën Publike”;
  • Ligjit nr.9367,datë 07.04.2005 për “Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar;
  • Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
  • Ligjit nr.9887 , datë 10.03.2008 “Mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin e territorit”
  • Ligjin nr. 9632 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar;

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë.

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjensinë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive.

  • për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
    Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.