Shpallje-Në përfundim të shqyrtimit paraprak të dokumentacionit të aplikantëve për Drejtor në institucionet publike të arsimit parauniversitar (Drejtor Kopshti)

Mbështetur në nenit 55 të ligjit Nr.69/2012, ‘Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Udhëzimin Nr.22, datë 13.11.2023 “Për përcaktimin e rregullave dhe proçedurave për emërimin, uljen në detyrë, pezullimin dhe shkarkimin e drejtorit dhe nëndrejtorit të institucionit publik arsimor parauniversitar”; Vendimit Nr.30, datë 24.01.2024 “Për miratimin e strukturës të nëpunësve dhe punonjësve të administratës dhe të institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër” të ndryshuar, në përfundim të shqyrtimit paraprak të dokumentacionit të aplikantëve për Drejtor në institucionet publike të arsimit parauniversitar (drejtor kopshti), Bashkia Shkodër shpall listën e aplikantëve të kualifikuar për realizimin e intervistës së strukturuar për plotësimin e vendeve vakante në institucionet publike të arsimit parauniversitar Shkodër (drejtor kopshti) për pozicionet:

1 (një) Drejtor kopshti me ushqim, Drejtoria nr.7, kopshti “Njomzat”
1 (një) Drejtor kopshti pa ushqim, Drejtoria nr.12, kopshti “Dëshmorët e Prishtinës”

Kandidatët e kualifikuar për realizimin e intervistës së strukturuar janë:
Ardita Sheqi
Blertë Mulashkaj
Enkeleida Hyseni
Frida Dibra
Irma Çaku
Laura Egerçi
Lavdije Pateriku
Xhevahire Drini

Intervista me gojë do të bëhet pranë ambjenteve të Bashkisë Shkodër me datë 09.05.2024 ora 15: 00
Kandidatët ditën e testimit duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti.