Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit Nr. 242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar;
Bashkia Shkodër, pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta e të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, shpall përfundimin e proçedurës së lëvizjes paralele, për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese për pozicionin :

1 (një) Përgjegjës, Sektori i Planit të Përgjithshëm dhe Planeve të detajuara Vendore, Drejtoria e Përgjithshme e planifikimit dhe zhvillimit të territorit

1 (një) Përgjegjës , Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria Burimeve Njerëzore, Drejtoria e përgjithshme juridike,burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse

1 (një) Përgjegjës, Sektori i Rinisë, Drejtoria e Arsimit dhe Rinisë, Drejtoria e Përgjithshme e kulturës arsimit rinisë dhe sportit

kategoria III-a

Nuk ka kandidat/kandidatë i/të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.

Plotësimi i vendit vakant për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurrim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.