Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Njoftim për konsultim me publikun – Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të Projektit “REHABILITIMI/NDËRTIMI I TRE (3) MOLEVE, SHKODËR, SHIROKË DHE ZOGAJ”

Publikuar më 26.11.2021

Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të projektit “Rehabilitimi/Ndërtimi i tre (3) moleve, Shkodër, Shirokë dhe Zogaj”

Seanca 3 dhjetor 2021 · Dëgjesë

Seanca

Data
E premte, 3 dhjetor 2021
Ora
11:00
Vendi
Në sallën e Këshillit të Bashkisë

Dokumentet

Teksti i njoftimit

26.11.2021

Bashkia e Shkodrës fton për informim dhe konsultim publik këshilltarët, qytetarët, teknicienët dhe palët e interesuara në diskutimin mbi VNM (Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis) e projektit “REHABILITIMI/NDËRTIMI I TRE (3) MOLEVE, SHKODËR, SHIROKË DHE ZOGAJ”. Përzgjedhja e Bashkisë Shkodër në zhvillimin e këtij projekti, që mbështetet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe zbatohet nga GEOSAT, plotëson një nga komponentët dhe planet tona afatgjata për të pasur edhe një herë, si vitet e mëparshme, lundrim në Liqenin e Shkodrës.

Takimi do të zhvillohet në sallën e Këshillit të Bashkisë, ditën e Premte, datë 3 Dhjetor, ora 11:00.

Dokumentet për konsultim.

Projekti i detajuar për Rehabilitimin/Ndërtimin e tre(3) Kalatave/Moleve, nga një në Shkodër, Shirokë, Zogaj

Axhenda e Konsultimit me publikun

Për këtë faqe

Këshillim me publikun

Faqja mbledh njoftimet për këshillimin dhe dëgjesat me publikun, që qytetarët të dinë çfarë shqyrtohet, kur dhe ku bëhet seanca, dhe deri kur e ku dërgohen komentet.

Çfarë gjeni këtu

  • Njoftimet që janë ende të hapura, kur ka
  • Filtra sipas vitit, muajit dhe fjalës, nga 2017 deri në 2026
  • Te çdo njoftim: seanca, afati i komenteve, dokumentet dhe teksti i plotë

Dokumente të rëndësishme