Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Njoftim për këshillim me publikun – Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-2019

Publikuar më 07.05.2020

Model-Rregullore “Për Këshillat Bashkiak”; Model-Rregullore “Për marrëdhënie të këshillit bashkiak me publikun dhe median”; Model-Rregullore “Strukturat komunitare dhe ndërveprimi i tyre me këshillin”

Publikuar 7 maj 2020 · Njoftim

Komente deri më 18 maj 2020. Afati ka mbaruar.

Si jep mendim

Afati
Deri më 18 maj 2020 Afati ka mbaruar.

Teksti i njoftimit

07.05.2020

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “e”, të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, këshilli bashkiak Shkodër, Aktit Normativ nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-2019” njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun, për diskutimin e dokumentit:

  1. Model-Rregullore “Për Këshillat Bashkiak”
  2. Model-Rregullore “Për marrëdhënie të këshillit bashkiak me publikun dhe median”
  3. Model-Rregullore “Strukturat komunitare dhe ndërveprimi i tyre me këshillin”

Për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, dëgjesa publike do të zhvillohet vetëm nëpërmjet dërgimit të sugjerimeve/mendimeve tuaja në postën elektronike, deri me datë 18.5.2020.

Sugjerimet, komentet mund të dërgohen në email në adresën:
keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al

Duke ju falenderuar,
Sekretaria e Këshillit të Bashkisë Shkodër

Për këtë faqe

Këshillim me publikun

Faqja mbledh njoftimet për këshillimin dhe dëgjesat me publikun, që qytetarët të dinë çfarë shqyrtohet, kur dhe ku bëhet seanca, dhe deri kur e ku dërgohen komentet.

Çfarë gjeni këtu

  • Njoftimet që janë ende të hapura, kur ka
  • Filtra sipas vitit, muajit dhe fjalës, nga 2017 deri në 2026
  • Te çdo njoftim: seanca, afati i komenteve, dokumentet dhe teksti i plotë

Dokumente të rëndësishme