Njoftim për këshillim me publikun – Për draftin e Projektplanit Buxhetor Afatmesëm 2021-2023 të Bashkisë Shkodër

27.08.2020

Në mbështetje të nenit 9 pika 1.3, të ligjit Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” të nenin 34, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, nenit 34 të ligjit nr.68/2017 “Për financat e veteqeverisjes vendore”, ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 23 datë 30.07.2018 “Për procedurat standarte të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm të NJQV”, Udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 10 date 28.02.2020 “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm vendor 2021-2023”, vendimit te Keshillit Bashkiak nr. 11 date 26.2.2020 “Për miratimin e raportit te vlersimeve dhe parashikimeve afatmesme te te ardhurave te Bashkise Shkoder per vitet 2021-2023”, Udhëzimit plotësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 27 date 10.07.2020 “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm vendor 2021-2023”, vendimit te Keshillit Bashkiak nr. 35 date 07.08.2020 “Për miratimin e tavaneve perfundimtare të shpenzimeve të Programit Buxhetor Afatmesëm 2021-2023 për Bashkinë Shkodër”.

Bashkia Shkodër bën publik:

Draft Projekt Plani Buxhetor Afatmesëm 2021-2023 i Bashkisë Shkodër (matrica)

Jeni të ftuar të shprehni opinionin tuaj deri me datë 13.09.2020 përmes:

  1. Forumit On-Line të faqes zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër,
  2. Adresës zyrtare e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al,
  3. Kërkesave tuaja në Zyrat e Integruara me Një Ndalesë të Bashkisë Shkodër dhe Njësive Administrative.
  4. Plotësimit të anketës on-line

Rezultatet e Këshillimit me Publikun të PBA 2021-2023