Ndryshimet në VKB nr. 1, datë 22.01.2016 “Për miratimin e tarifave dhe taksave vendore të bashkisë Shkodër”, të ndryshuar
Seanca 19 nëntor 2021 · Projektvendim
Komente deri më 10 dhjetor 2021. Afati ka mbaruar.
Seanca
- Data
- E premte, 19 nëntor 2021
- Ora
- 13:00
- Vendi
- Në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak
Si jep mendim
- Afati
- Deri më 10 dhjetor 2021 Afati ka mbaruar.
- Mënyra të tjera
- Me shkrim, pranë Bashkisë Shkodër · Në seancë
Dokumentet
- Paketa FiskalePDF: Paketa Fiskale
- Relacioni i BuxhetitPDF: Relacioni i Buxhetit
- Strategjia e Parkimit Qyteti i ShkodrësPDF: Strategjia e Parkimit Qyteti i Shkodrës
Teksti i njoftimit
15.11.2021
Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “f”, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Bashkia Shkodër, Këshilli Bashkiak Shkodër, njofton konsultime me publikun për sa i përket ndryshimeve në VKB nr. 1, datë 22.01.2016 “Për miratimin e tarifave dhe taksave vendore të bashkisë Shkodër“, të ndryshuar.
Diskutimet do të fokusohen kryesisht por jo vetëm, në reflektimin e ndryshimeve ligjore për sa i përket sistemit të taksave dhe tarifave vendore, në fushën e bujqësisë, arsimit, shërbimeve publike, e të tjera, të cilat duhet të pasqyrohen në sistemin e taksave dhe tarifave vendore.
Jeni të lutur të merrni pjesë në një takim konsultativ që do zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak me datë 19.11.2021, ora 13:00.
Gjithashtu komentet dhe sugjerimet e juaja mund t’i dërgoni edhe në email në adresën keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al, info@bashkiashkoder.gov.al, ose me shkrim mund t’i depozitohen në zyrën me një ndalesë pranë Bashkisë Shkodër, deri me datë 10.12.2021
Paketa Fiskale
Relacioni i Buxhetit
Strategjia e Parkimit Qyteti i Shkodrës