Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

NJOFTIM për Këshillim me Publikun

Publikuar më 25.08.2017

Për dhënien me qira të një zyre shërbimi në godinën e njësisë administrative Guri i Zi, me sipërfaqe prej 12 m2 për Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Shkodër, për shërbime në lidhje me sigurimet shoqërore; Për dhënien me qira të sipërfaqeve të fondit pyjor/kullosor për vendosjen e antenave të telefonisë celulare Telekom Albania (ish AMC), përkatësisht në Drisht-Postrribë; Sheldi-Guri i Zi dhe Kir-Pult; Për dhënien pëlqimi për dhënien me qira të pasurisë ekonomia pyjore Sheldi - njësia administrative Guri i Zi; Për dhënien me qira të një ambiente në Rr. 28 Nëntori, me sipërfaqe prej 7.5 m2 për subjektin “Tirana Bank” për tu përdorur për shërbimin e një bankomati (ATM)

Seanca 24 gusht 2017 · Projektvendim

Seancat

DataOraVendi
24 gusht 201711:00Në qendrën komunitare njësia administrative Guri i Zi
24 gusht 201718:00Në sallën e këshillit bashkiak Shkodër

Teksti i njoftimit

25.08.2017

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “e” të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore,” Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e seancave të këshillimit me publikun për diskutimin e projekt akteve:

  1. Për dhënien me qira të një zyre shërbimi në godinën e njësisë administrative Guri I Zi, me sipërfaqe prej 12 m2 për Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Shkodër, për shërbime në lidhje me sigurimet shoqërore.
  2. Për dhënien me qira të sipërfaqeve të fondit pyjor/kullosor për vendosjen e antenave të telefonisë celulare Telekom Albania (ish AMC), përkatësisht në Drisht-Postrribë; Sheldi-Guri i Zi dhe Kir-Pult.
  3. Për dhënien pëlqimi për dhënien me qira të pasurisë ekonomia pyjore Sheldi- njësia administrative Guri i Zi.
  4. Për dhënien me qira të një ambiente në Rr. 28 Nentori, me sipërfaqe prej 7.5 m2 për subjektin “Tirana Bank” për tu përdorur për shërbimin e një bankomati (ATM).

Takimet do të zhvillohen:

në qendrën komunitare njësia administrative Guri i Zi, ditën e Enjte, datë 24 Gusht 2017 ora 11:00;
në sallën e këshillit bashkiak Shkodër, ditën e Enjte, datë 24 Gusht 2017 ora 18:00.

Materialin mund ta konsultoni online në faqen e internetit të Bashkisë Shkodër: www.bashkiashkoder.gov.al

Shkarko Njoftimin e Bashkisë Shkodër
Shkarko Njoftimin e Këshillit të Bashkisë Shkodër
Procesverbali i Konsultimit Publik

Jeni të ftuar të merrni pjesë.
Duke ju falenderuar
BASHKIA SHKODËR

Për këtë faqe

Këshillim me publikun

Faqja mbledh njoftimet për këshillimin dhe dëgjesat me publikun, që qytetarët të dinë çfarë shqyrtohet, kur dhe ku bëhet seanca, dhe deri kur e ku dërgohen komentet.

Çfarë gjeni këtu

  • Njoftimet që janë ende të hapura, kur ka
  • Filtra sipas vitit, muajit dhe fjalës, nga 2017 deri në 2026
  • Te çdo njoftim: seanca, afati i komenteve, dokumentet dhe teksti i plotë

Dokumente të rëndësishme