30.08.2017
Bashkia e Shkodrës fton për konsultim qytetarët, teknicienët dhe palët e interesuara në diskutimin mbi draftin e dytë të projekt – idesë për “Rikualifikimin e bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës (Ura e Bunës – Shirokë)”: Projektimi po financohet nga Bashkia Shkodër dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Projektuesit janë Sphaera Studio dhe Casanova + Hernandez Architects.
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në dëgjesën publike që zhvillohet në datat 4 shtator, ora 9.00 në Sallën e takimeve me qytetarët pranë Bashkisë Shkodër, Rr. 13 Dhjetori, nr, 1. Kati I.
Në këtë diskutim kemi dëshirën për të marrë mendimin tuaj teknik mbi këtë projekt të rëndësishëm për qytetin e Shkodrës.
Mbetemi me shpresën se do të gjeni hapësirën në kohën tuaj të vlefshme.
Ju faleminderit
BASHKIA SHKODËR