Bashkia në proceset e integrimit Evropian

Procesi i integrimit evropian është sfida dhe prioriteti kryesor për Shqipërinë, ku pa dyshim një rol të rëndësishëm në këtë proces luan edhe qeverisja vendore.
Mjetet me të cilin BE mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit janë programet e BE-së. Përfitimi i fondeve të BE-së në nivel vendor varet edhe nga angazhimi i njësive vendore.
Prandaj është thelbësore ngritja e kapaciteteve në nivel vendor për tu ballafaquar me sfidat që procesi i integrimit europian sjell.

Marrëveshje Mirëkuptimi për projektin “Bashkitë për në Evropë”.

Ngritja e Këndit të BE-së Shkodër:
Në kuadër të projektit “Bashkitë për në Evropë”, financuar nga Bashkimi Evropian, është ngritur dhe funksionin Këndi i BE-së pranë Bashkisë Shkodër.
Këndi i BE-së, në 61 bashkitë në vend do të shërbejë si pikë ndërlidhjeje me BE-në për të informuar qytetarët dhe punonjësit e bashkisë mbi BE-në, politikat dhe programet e saj.

Funksioni i këndit të BE-së:
Koordinim të brendshëm për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, trajnim për politikat e BE-së dhe aksesi në fondet IPA.
Kanal komunikimi ndërmjet komunitetit, Qeverisë dhe BE-së për çështjet e BE-së në interes të komunitetit.
Një qendër informimi e bashkisë ku publiku të mund të marrë informacion për çështjet, Programet e BE-së, etj.
Organizim eventesh për çështjet e BE-së/Ditët e BE-së, Ditët Kombëtare të Vendeve Anëtare, etj.

Për më shumë informacion klikoni në fletëpalosje.

Marrëdhëniet Shqipëri – BE

Negociatat për anëtarësim

Si funksionon Bashkimi Evropian

Bashkitë në Procesin e Integrimit Evropian, viti 2017

Bashkitë në Procesin e Integrimit Evropian, viti 2018

Bashkitë në Procesin e Integrimit Evropian, viti 2019

Vlerësimi i performancës në proçesin e integrimit në BE

Programet e ndryshme të financimit

Foto Galeri