Njoftim për shtyrje të afatit për rinovim dokumentacioni dhe dorëzimit të dokumentacionit për instrumentin financiar “Subvencionimi i interesave të kredisë, të lehtësuara nga shteti”.

Në zbatim të programit social të strehimit “Banesa me kosto të ulët” me instrumentin financiar “Subvencionimi i interesave të kredisë, të lehtësuara nga shteti”, në zbatim të ligjit nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”, indryshuar, VKM-së nr. 384, datë 12.6.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore” dhe VKM-së nr. 453, datë 3.7.2019 “Përmasën e subvencionit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që për fitojnë banesë me kosto të ulët, me kreditë lehtësuara nga shteti”, nëpër mbushje të detyrimeve ligjore, Bashkia Shkodër ka njoftuar aplikuesit, me njoftim shkresor për rinovim dokumentacioni dhe dorëzimin e dokumentacionit pranë sporteleve të Zyrës me Një Ndalesë të bashkisë.

Nisur nga informacionet, komunikimet, raportimet e aplikuesve/qytetarëve, përshkak të vonesës së institucioneve përkatëse në lëshimin e dokumentacionit të kërkuar nga aplikantët përmes platformës qeveritare online e-Albania, meqënëse paraqet problematika në funksionim e përdorim të shërbimeve, ka shkaktuar vonesa në respektimin e afateve kohore për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, njoftojmë shtyrjen e afatit kohor deri me datë 3.10.2023, për plotësimin dhe dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar pranë sporteleve të Zyrës me Një Ndalesë.