Njoftim për shtyrje të afatit për dorëzim të dokumentacionit për instrumentin financiar “Subvencionimi i qirasë në tregun e lirë”.

Në zbatim të programit social të strehimit “Banesa sociale me qira” për instrumentin financiar “Subvencionimi i qirasë në tregun e lirë”, në zbatim të ligjit nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”, i ndryshuar, VKM-së nr. 384, datë 12.6.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore” dhe VKM-së nr. 362 datë 29.05.2019 “ Për kriteret e dhenies së subvencionitë qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së tij” në përmbushje të detyrimeve ligjore, Bashkia Shkodër ka njoftuar aplikuesit, me njoftim shkresor për plotësimin dhe dorëzimin e dokumentacionit pranë sporteleve të Zyrës me Një Ndalesë të bashkisë.

Nisur nga informacionet, komunikimet, raportimet e aplikuesve/qytetarëve, për shkak të vonesës së institucioneve përkatëse në lëshimin e dokumentacionit të kërkuar nga aplikantët përmes platformës qeveritare online e-Albania, meqënëse paraqet problematika në funksionim e përdorim të shërbimeve, ka shkaktuar vonesa në respektimin e afateve kohore për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, njoftojmë shtyrjen e afatit kohor deri me datë 24.11.2023, për plotësimin dhe dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar pranë sporteleve të Zyrës me Një Ndalesë.