Ftesë e hapur për aktivitetin artistiko-kulturor “Koncert Ndërkombëtar”

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin artistiko-kulturor “Koncert Ndërkombëtar” .

Përshkrimi i projektit:

“Koncert Ndërkombëtar” është projekt që ka për qëllim të ftojë artistë me famë ndërkombëtare më në zë të momentit, duke i dhuruar qytetit koncert madhështorë dhe duke e renditur atë në qytetet e zhvilluara të Europës.

Qëllimi i projektit:

Edukimi i spektatorit me muzikën klasike, si një vlerë e padiskutueshme artistike, ruajtja e traditës dhe promovimi i muzikës së kultivuar.

Aplikimi:

  1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko – kulturore;
  2. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
  3. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 4 Mars 2024.
Data e fundit e aplikimeve 18 Mars 2024.
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 20 Mars 2024.
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 21 Mars 2024.
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

Fondi limit është 4,000,000 lekë.

Kriteret e kërkuara:

  • Operatori që merr përsipër realizimin e këtij koncerti të muzikës klasike, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve artistiko-kulturore.
  • Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;
  • Operatori duhet të ketë bashkëpunime artistike të nivelit të lartë.
  • Vlerësohet cilësia artistike e projektit.

Kritere të tjera:

  • Aktiviteti do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.
  • Koncerti duhet të realizohet brenda datës 15 qershor 2024.
  • Repertori artistik duhet të përmbajë muzikë klasike, repertor solistik e të tjera.
  • Autorët e përzgjedhur për t’u shfaqur në këtë aktivitet duhet të jenë shqiptarë (preferohen autorë shkodranë) dhe të huaj.
  • Pjesëmarrja e një solisti të njohur në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Koncerti duhet të përfshijë orkestrën simfonike të qytetit.

Formulari i aplikimit.