Vështrim i përgjithshëm i shërbimit

Ndërtim, rehabilitim dhe mirëmbajtje e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor dhe zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor;
Krijimi dhe administrimi i shërbimeve sociale, në nivel vendor, për shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, gratë, gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara, viktima të trafikut, nëna apo prindër me shumë fëmijë, të moshuarit etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj. Dhënia e ndihmës në para dhe në natyrë për personat e moshuar, për të lehtësuar jetën e tyre të përditshme, integrimin në jetën shoqërore dhe për të siguruar akomodimin e tyre.Ofrimi i asistencës në para dhe në natyrë, për të dhënë mbrojtje shoqërore për familjet, fëmijët. Ndërtim dhe administrim i qendrave për ofrimin e shërbimeve sociale vendore. Ofrimi i përfitimeve në para dhe në natyrë për të siguruar mbrojtje shoqërore për personat e papunësuar; marrja e masave për të riintegruar personat e papunë në tregun e punës dhe për të zvogëluar rrezikun e papunësisë të grupeve të veçanta.
Strehim i përshtatshëm për njerëzit në nevojë, ndërtimi dhe administrimii banesave për strehimin social.

Ndërtim, rehabilitim dhe mirëmbajtje e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor dhe zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit, si dhe administrimin e qendrave e të hërbimeve të tjera në fushën e shëndetit publik, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
Përfitime në para dhe në natyrë për familjet që kanë fëmijë në kujdestari;
Përfitime në para, si pagesa për nëna me fëmijë, grante për lindje, përfitime për kujdes për prindërit, pagesa për fëmijët ose familjare, pagesa të tjera periodike apo të menjëhershme për të mbështetur familjet ose për t’i ndihmuar ato të përballojnë kostot e nevojave specifike (për shembull, familjet me një prind të vetëm ose familjet me fëmijë të paaftë).
Mbështetje të pjesshme për faturën e energjisë elektrike dhe konsumin e ujit dhe shërbimet sanitare;
Ndihmë financiare, asistencë për pagesën e një kujdestareje që kujdeset për fëmijët gjatë ditës;
Strehë dhe ushqim dhënë fëmijëve dhe familjeve në mënyrë të përhershme (jetimore, familje kujdestare etj.);
Mallra dhe shërbime dhënë në shtëpi fëmijëve ose atyre që kujdesen për ta;
Shërbime dhe mallrat e ndryshme dhënë familjeve, të rinjve ose fëmijëve (qendra pushimi ose zbavitjeje);
Administrim, organizim ose mbështetje të skemave të mbrojtjes shoqërore;
Shpenzimet për mbulimin e shërbimit të çerdheve nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;
Përfitime në para dhe në natyrë për personat që janë shoqërisht të përjashtuar ose në rrezik për përjashtim shoqëror (si personat në skamje, me fitime të ulëta,
imigrantë, indigjenë, refugjatë, abuzues me alkoolin dhe droga, viktima të dhunës kriminale etj.);
Përfitime në para, si kompensim page dhe pagesa të tjera për personat e varfër ose të dobët, për të ndihmuar në lehtësimin e varfërisë ose në situata të vështira;
Përfitime në natyrë, si strehë afatshkurtër dhe afatgjatë dhe vakte ushqimi dhënë personave të varfër dhe të dobët, shërbime dhe mallra për të ndihmuar personat, si këshillim, strehim ditor, ndihmë për të kryer punët e përditshme, ushqim, veshje, lëndë djegëse etj;
Fondet e pushtetit qendror për funksionin e deleguar të ndihmës ekonomike dhe pagesën për personat me aftësi të kufizuar;
Përfitime monetare ose në natyrë, si asistencë për detyrat e përditshme për personat përkohësisht të paaftë për punë për shkak sëmundjeje ose dëmtimi (ndihmë shtëpiake, lehtësi transporti etj.);
Përfitime monetare ose në natyrë për personat që janë plotësisht ose pjesërisht të paaftë të merren me veprimtari ekonomike ose të bëjnë një jetë normale për shkak të një gjymtimi fizik ose mendor;
Përfitime në natyrë, si: vakte ushqimi që u jepen personave të paaftë në ambjente të përshtatshme, ndihmë që u jepet personave të paaftë për t’i ndihmuar
në detyrat e përditshme (ndihmë shtëpiake, lehtësi transporti etj.), pagesë ditore për personin që kujdeset për personin e paaftë, trajnim profesional e trajnim tjetër i dhënë për të nxitur rehabilitimin në punë dhe
atë shoqëror të personave të paaftë, shërbime dhe përfitime të ndryshme dhënë personave të paaftë, për të marrë pjesë në veprimtari kulturore dhe zbavitëse ose për të udhëtuar apo për të marrë pjesë në jetën e komunitetit;
Administrim, vënie në funksionim ose mbështetje për skema të mbrojtjes shoqërore.
Administimi dhe mirëmbajtja e qendrave rezidenciale për të moshuarit;
Përfitime në para dhe në shërbime kundrejt rreziqeve të lidhura me moshën e tretë (humbje e të ardhurave,mungesë pavarësie në kryerjen e detyrave të përditshme, pjesëmarrje e ulur në jetën shoqërore dhe komunitare etj.);
Administrim dhe organizim ose mbështetje të skemave të tilla të mbrojtjes shoqërore.
Përfitime në para dhe në natyrë për personat që janë të aftë për punë, të disponueshëm për punë, por janë të paaftë të gjejnë punësim të përshtatshëm;
Pagesa për grupe pjesë në forcën e punës që marrin pjesë në skemat e trajnimit që kanë për qëllim të zhvillojnë potencialin e tyre për punësim,
kompensime për humbje të punës, pagesa të tjera periodike apo të menjëhershme për të papunët, në veçanti për të papunët afatgjatë;
Përfitime në natyrë, si pagesat për lëvizje dhe zhvendosje;
Trajnim profesional për personat pa punë ose ritrajnim për personat që rrezikojnë të humbin vendin e punës;
Akomodim, ushqim ose veshje dhënë personave të papunë dhe familjeve të tyre;
Përfitime në natyrë për të ndihmuar familjet të përballojnë koston e strehimit;
Ndërtim dhe administrim i banesave për strehimin social, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
Pagesa të kryera në mënyrë të përkohshme ose afatgjatë për të ndihmuar qiramarrësit për koston e qirasë;
Administrim i çështjeve dhe shërbimeve të strehimit;promovim, monitorim dhe vlerësim i veprimtarive për zhvillimin e strehimit;
Të ardhura në para për grupe të ndryshme familjarësh dhe individësh në nevojë;
Përfitimet në para, si mbështetje për të ardhurat dhe pagesa të tjera në para për personat e varfër dhe vulnerabël me qëllim uljen e varfërisë ose për të asistuar në situata të vështira;

Ky program ka në përbërje disa ndër funksionet e Bashkisë së Shkodrës si: shërbimet e kujdesit parësor, kujdesi social për familjen dhe fëmijët dhe strehimi social.

Me qëllim përmirësimin e shëndetit, cilësisë së jetës së komunitetit përgjatë të gjithë vitit organizohen aktiviteteve të edukimit e promocionit shëndetësor, si dhe merren masa për projektimin, përmirësimin e kushteve të qendrave shëndetësore parësore në territor dhe mirëadministrimin e infrastrukturës së ndërtuar. Bashkia e Shkodrës tashmë ka krijuar një database të qendrave shëndetësore parësore të gatshme, me të dhënat aktuale dhe nevojat për ndërhyrje. Pjesë e kësaj database, e cila është në përditësim të vazhdueshëm, është projektimi dhe përmirësimi i kushteve të qendrave shëndetësore në territor. Janë realizuar një sërë ndërhyrjesh në infrastrukturë, me projektimin dhe rikonstruksionin e disa objekteve, të braktisura prej vitesh, por në pronësi të Bashkisë Shkodër, duke krijuar disa qendra të reja shëndetësore si: në lagjen Nr.3, pranë njësisë administrative Rrethina (Shtoj i Vjetër), në qendrën Komunitare Multifunksionale “Ngjyrat” në lagjen nr 1, në objektin ish Hotel Sporti në lagjen nr 4, në ish godinën e U.K Shkodër, në lagjen Nr.3 dhe një qendër të re shëndetësore për lagjen Nr.1, në ambjentet e ish shkollës veterinare. Janë
rikonstruktuar qendra shëndetësore Trush, Bërdicë e Madhe, Velipojë dhe Zogaj. Shërbimi i shëndetit publik pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik ka organizuar një sërë takimesh/ sesionesh informuese me synim përmirësimin e shëndetit dhe cilësisë së jetës së komunitetit.

“Kujdesi social për familjet dhe fëmijët”, është ndër funksionet ku Bashkia Shkodër punon dhe kontribuon me shërbime. Ky program përfshin punën që kryejmë për:

1.Shërbimet sociale për fëmijëtdhe familjet në nevojë;
2.Ndihmën ekonomike dhe pagesat për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuar;

Bashkia e Shkodrës në vitin 2016, me krijimin e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik, me vizionin “Shërbime sociale multisektoriale, të qëndrueshme dhe të standartizuara pranë komunitetit, në mbështetje dhe fuqizim të familjes si qeliza bazë e shoqërisë”, njëkohësisht ka filluar punën për ngritjen e shërbimit social në komunitet; një shërbim i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm jo vetëm për shtrirjen gjeografike të territorit të Bashkisë së Shkodrës pas reformës territoriale, por edhe me synimin e ofrimit të shërbimit social sa më pranë komunitetit.

Shërbimet me bazë komunitare të cilat filluan të krijohen gjatë vitit 2016 janë të parat struktura operative në territorin e Bashkisë së Shkodrës. Qendrat Komunitare “Për Familjen” janë njësitë bazë të ngritura dhe që mbulojnëme shërbime sociale ҫdo lagje të qytetit dhe njësitë administrative.

Aktualisht janë të ngritura dhe në funksion 13 qendra komunitare; 6 në zonën urbane dhe nga një në Njësitë Administrative të Gurit të Zi, të Dajçit, Velipojës, Postribës, Rrethinave dhe Shalës. Në këto qendra ofrohet informim, këshillim, orientim, mbrojtje e fëmijëve, shërbime për fëmijët dhe familjen, fuqizim ekonomik, programe prindërimi, fuqizim komuniteti, ri-integrim në shkollë dhe mbështetje familjare për nevojat arsimore të fëmijëve, etj.

Gjatë punës sonë përveç qendrave komunitare “Për Familjen” që ofrojnë shërbime sociale bazë në një territor të përcaktuar kemi arritur të ndërtojmë qendra që ofrojnë shërbime të specializuara për grupe dhe individë në nevojë të tilla si: qendra komunitare Multifunksionale në shërbim të fëmijëve dhe familjeve në situatë rruge; qendra Rinore Atelie, në shërbim të të rinjve; qendra komunitare “Për Familjen” nr.6 me apartamente sociale për jetimët dhe familjet me njëkryefamiljar dhe fëmijë, Qendra Multifunksionale “Ngjyrat”, ku ofrohen disa shërbime si: kopsht dhe ҫerdhe, zyra administrative dhe qendër shëndetësore për komunitetin e lagjes Nr.1. Që nga janari i vitit 2021, Bashkia Shkodër ka krijuar dhe vënë në funksion të plotë Qendrën Harmonia, e cila ofron shërbime të specializuara për spektrin e autizmit. Përgjatë kësaj periudhe kanë marrë shërbim rreth 26 fëmijë të diagnostikuar me spektrin e autizmit.
Kemi rikonstruktuar dhe vënë në funksion pranë godinës së ish shkollës “Veterinare” Qendrën Multi-Funksionale Xixëllonjat, në të cilën ofrohen shërbime si; çerdhe&kopsht, qendër e kujdesit shëndetësor parësor, qendër komunitare “Për Familjen”, dhe shërbimet të tjera administrative të lagjes nr. 1. Është kryer mobilim i çerdhes dhe kopshtit; kënd lojrash; sistem ngrohje; punime ndërtimore ku përfshihen dhe kostot e supervizimit dhe kolaudimit të punimeve; si dhe aktivitete soft si: trajnime stafi, trajnime me fokus punësimin e të rinjve të zonës, aktivitete pas-shkollore si kampionat futbolli, teatër, mësime pas-shkollore etj.

Bashkia Shkodër po zbaton projektet:
Projekti: “Fuqizimi dhe zhvillimi i shërbimeve ditore për moshën e tretë” dhe “Fuqizimi i komunitetit përmes ofrimit të shërbimeve ditore të alternuara për fëmijët dhe familjen” që janë shpallur fitues në kuadër thirrjes për projekte “Askush të Mos Mbetet Pas”, një program i përbashkët i Kombeve të Bashkuara, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Në Qendrat Komunitare “Për Familjen” Nr. 1 dhe 4 janë krijuar ambiente të përshtatshme për të moshuarit me synim zhvillimin dhe fuqizimin e shërbimeve ditore në komunitet. Janë mobiluar dhe pajisur për të krijuar hapësira për kalimin e kohës së lirë, aktiviteteve, lojra tavoline, lexim të librave dhe shtypit periodik, TV dhe projektim të filmave. Ndërsa, të pasurit e një këndi me aparate elektronike mjekësore matëse të tensionit, glicemisë, oksigjenit në gjak apo temperaturës ndihmon në kontrollin periodik të parametrave shëndetësore bazike dhe orientimin e të moshuarve drejt vizitave më të specializuara.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit “Fuqizimi i komunitetit përmes ofrimit të shërbimeve ditore të alternuara për fëmijët dhe familjen”është: Krijimi dhe fuqizimi i shërbimeve sociale me bazë komunitare të qëndrueshme dhe të standardizuara në mbështetje dhe përfshirje të fëmijëve dhe familjeve, që synojnë rritjen e aksesit në shërbime dhe mundësi, me qëllim final promovimin e përfshirjes sociale të tyre, duke ofruar shërbimeve ditore për fëmijët dhe familjen pranë Qendrës Komunitare “Për Familjen” Nr.5 dhe Qendrës Multifunksionale Xixëllonjat.

Duke u mbёshtetur nё shёrbimet e ekzistuese, eksperiencën e krijuar dhe nevojat sociale nё komunitet, Bashkia e Shkodrёs synon të mbёshtesë zhvillimin e integruar dhe të vazhdueshёm të mirёqenies sociale tё familjes si qeliza bazё e komunitetit tonё të shtrirë në të gjithë territorin.

Në kuadër të mbulimit sa mё të plotё të territorit me shёrbime sociale duke siguruar gjithëpërfshirjen, pjesëmarrjen, krijimin e mundёsive tё barabarta dhe mosdiskriminimin pёr shkak tё aftёsive të kufizuara, gjinisë, origjinёs, minoritetit etj., Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Rinisë, Strehimit dhe Shëndetit Publik ka planifikuar dhe zbaton një sërë aktivitetesh të shpërndara përgjatë të gjithë vitit.

Qëllimi i programit të “Përkujdesit Social” është: mbulimi sa mё i plotё i territorit me shёrbime sociale duke u harmonizuar me nevojat dhe interesat e komunitetit, gjithëpërfshirja, pjesëmarrja, krijimi i mundёsive tё barabarta dhe mosdiskriminimi pёr shkak tё aftёsive ndryshe, gjinisë, origjinёs, minoritetit etj., partneriteti i ngushtë ligjor me shoqёrinë civile, organizata jo-fitimprurëse, biznesin privat dhe biznesin social nё veçanti.

Një ndër funksionet e Bashkisë Shkodër është strehimi social. Bashkia Shkodër synon harmonizimin dhe bashkërendimin më efikas të shërbimeve sociale në mbështetje të grupeve sociale më në nevojë.Ligji i ri për strehimin social ka si qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave administrative për mënyrat e sigurimit, të shpërndarjes, administrimit dhe planifikimit të programeve sociale për strehimin, me qëllim krijimin e mundësive për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm, duke u mbështetur në aftësitë paguese të familjeve që kanë nevojë për strehim dhe në ndihmën e institucioneve shtetërore.

Bashkia Shkodër ka zbatuar disa programe të strehimit social dhe ka zbatuar disa projekte që synojnë përmirësimin e kushteve të strehimit të komuniteteve në nevojë, siç janë:

Banesat Sociale me Qira pranë Qendrës Komunitare “Për Familjen” nr.6 (ish- konvikti i shkollës Pyjore) që kanë si qëllim të ofrojnë strehim të përshtatshëm për jetimët e dalë nga institucionet rezidenciale si dhe familje njëprindërore në kushte të vështira social-konomike.
Subvencioni i interesave të kredisë si një instrument financiar për zbatimin e programit të banesave me kosto të ulët, me anë të të cilit familjet që përfitojnë banesa me kosto të ulët kanë të drejtën e marrjes së një kredie hipotekore me kushte lehtësuese.
Granti i menjëhershëm është një tjetër instrument financiar për lehtësimin e zbatimit të BKU, me anë të të cilit familjet që kanë përfituar banesa me kosto të ulët dhe që i përkasin disa kategorive të përcaktuar në ligj, kanë të drejtë të përfitojnë një grant të menjëhershëm për të lehtësuar pagesën e kredisë.
Subvencionimi i qirasë në tregun e lirë është një instrumentfinanciar i programit të banesave sociale me qira, që ndihmon individët/familjet, të cilët me të ardhurat e tyre nuk përballojnë pagesën e qirasë sociale ose të qirasë reale.
Banesat Sociale për përmirësimin e kushteve të banimit të komunitetit rom, ku do të përfitojnë familje të komunitetit rom, të cilët do të mbështeten për fuqizimin dhe integrimin e tyre social.
Banesat Sociale me Qira, të ndërtuaratë përshtatura për strehim pranë ish-konviktit të shkollës Veterinare, ku përfitojnë 28 familje në nevojë për strehim.

Programet e strehimit dhe projektet që synojnë përmirësimin e kushteve të strehimit, bashkëfinancohen me jo më pak se 30% të vlerës nga bashkia Shkoder.
Përkujdesi Social,ka si burim financimi transfertën e pakushtëzuar, dhe të ardhura të tjera. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë shpenzimet korrente me: 41.5 % në vitin 2025, 41.4 % në vitin 2026, 41.7 % në vitin 2027. Shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore zënë: 39.9 % në vitin 2025, 39.8 % në vitin 2026, 39.6 në vitin 2027. Shpenzimet kapitale zënë: 18.6 % në vitin 2025, 18.8 % në vitin 2026, 18.7 në vitin 2027.

Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)

Emri i ArtikullitKodi i Artikullit2022
Fakt
2023
Fakt
2024
Buxh. Fillest I miratuar VKB
55 dt 29.12.2023 dhe shtesat sipas transfertave
2025
Plani
2026
Plani
2027
Plani
Paga dhe Sigurime
Paga6008,48014,52950,31555,46854,91854,918
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore6011,4122,3828,0898,8138,7218,721
Korente 
Mallra dhe Shërbime6029,5958,03619,09616,64614,84614,846
Subvencion603000000
Transferta të Brendshme60435,01536,88738,18344,50344,92745,359
Transferta të Jashtme605000000
Transferta për Familje & Individë6063,9652,4037,4315,8686,3736,877
Shpenzime Kapitale 
Aktive të Paprekshme2300007,3895,966
Aktive të Prekshme23115,3652,64439430,00030,00030,000
TOTALI73,83266,881123,508161,297159,785160,721