Njoftim për vend të lirë pune në pozicionin inspektor, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Shkodër

Në zbatim të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar, të vendimit të Kryetarit të Bashkisë Shkodër Nr.1 datë 04.01.2023 “Për miratimin e strukturës dhe listës emërore të nëpunësve dhe punonjësve të administratës dhe të institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër, për vitin 2023”, të ndryshuar, Bashkia Shkodër njofton se në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Shkodër shpallen 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

2 (dy) Inspektor, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Shkodër

KREU I- Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkia Shkodër, ushtron përgjegjësinë e kontrollit të territorit nga ndërtimet e kundërligjshme dhe zbatimit të ligjshmërisë së standardeve teknike e kushteve zhvillimore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe të atyre të parashikuara shprehimisht në ligje të tjera.
Inspektori do të kryejë punën e tij pranë punëdhënësit, në vendin e punës pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Shkodër.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Verifikon përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës.
  • Plotëson proces-verbalin e konstatimit dhe relacionin/mendimin sipas rastit dhe dispozitave ligjore në fuqi në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës.
  • Punon në vijimësi për përditësimin e informacionit mbi situatën ndërtimore si dhe njohjen e detajuar të kësaj situate në shtrirjen gjeografike të territorit që mbulon.
  • Zbaton me përpikmëri grafikët dhe planet e punës së miratuar.
  • Përgjigjet drejtpërdrejt për zbatimin e ligjshmërisë dhe respektimin e etikës zyrtare dhe korrektesës në marrdhënie me subjektet që i nënshtrohen procedurave të kontrollit dhe inspektimit.
  • Përgjigjet drejtpërdrejt për zbatimin e ligjshmerisë, evidentimin dhe plotësimin korrekt të formularëve standart që dokumentojnë ushtrimin e përgjegjësive procedurale të kontrollit dhe inspektimit.
  • Ndjek problematikën e paraqitur në shkresat dhe kërkesë-ankesat dhe informon me shkrim për problematikat e dala dhe jep mendim për zgjidhjen e tyre.
  • Paraqet relacionin për çdo procedure të mbajtur gjatë inspektimit.
  • Të hartojë akt ekspertimin e punimeve ndërtimore të paligjshme sipas proçesverbaleve të konstatimit dhe në bazë të kësaj të përcaktohet vlera e këtyre punimeve që është e barasvlefshme me atë të dënimit me gjobë.
  • Të kontrollojë zbatueshmërinë e lejeve të ndërtimit si specialist i fushës si pjesë e grupit të punës në IMT.
  • Të japë mendimin e tij profesional – teknik në fushën e ndërtimit dhe është pjesë e plan veprimit të IMT-së për ekzekutimin e vendimeve të prishjeve sipas rasteve të nevojshme

KREU II – Kërkesa të përgjithshme për pranimin:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushat e inxhinierisë së ndërtimit, arkitekturës, urbanistikës, konstruktit, transportit, tekno-logjisë së materialeve, gjeologjisë, hidrogjeologjisë dhe mjedisit, niveli minimal i diplomës Master Shkencor;
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune, në fushën e ndërtimit;
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

KREU III-Dorëzimi i dokumenteve

Kandidati duhet të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës me Një Ndalesë të Bashkisë Shkodër, deri në datën 24.11.2023;

  1. Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë Shkodër;
  2. Fotokopje e ID (kartë identiteti);
  3. Jetëshkrim (CV);
  4. Çertifikatë personale
  5. Çertifikatë familjare;
  6. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
  7. Diplomë dhe listë notash fotokopje.
  8. Raport mjeko-ligjor për aftësi në punë;
  9. Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit (në rast punësimi të mëparshëm)
  10. Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi ( në rast punësimi të mëparshëm)
  11. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër,
  12. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
  13. Vërtetim i Gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti)
  14. Fotokopje të librezës së punës (nëse ka) ;
  15. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror, edukimit dhe në fushën e aftësisë së kufizuar (nëse ka);
    Dokumentacioni i mësipërm të shoqërohet me listë e inventarizuar e dokumentacionit të dorëzuar, e nënshkruar nga kandidati

Mungesa e njërit prej dokumenteve të mësiperme apo pavlefshmëria e dokumenteve sjell skualifikimin e konkurrentit

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, kandidatët e kualifikuar, në lidhje me dokumentacionin e paraqitur do të njoftohen nëpërmjet adresës eletronike, do të shpallet lista e konkurenteve që do të plotësojnë kriteret, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Kreu IV – Mënyra e vlerësimit do të jetë:

Vlerësimi i dokumentacionit 40 pikë
Vlerësimi i intervistës me gojë 60 pikë
Në përfundim të proçedurës së vlerësimit, kandidati që merr mbi 70 pikë në total do të shpallet kandidat i kualifikuar për plotësimin e vendit të lirë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e fushës së ndërtimit;
Ligji nr 9780/2007, datë 16.07.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” i ndryshuar;
Ligji nr.8402/1998, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar;
Ligji nr.107/2014, date 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar;
Ligji nr.9482, datw 03.04.2006 “Pwr legalizimin, urbanizimin dhe intergrimin e ndwrtimeve pa leje”, i ndryshuar.
VKM nr.408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit ”, i ndryshuar;
VKM nr.894, datë 04.11.2015 “Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe ai i Njësisë Vendore”.
VKM nr.610, datë 22.09.2022 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara për mënyrën e caktimit të mbikëqyrësit, detyrat dhe pergjegjësitë e tij, kushtet dhe elementet e përgjithshme të sigurimit të pergjegjësisë profesionale, si dhe rregullat, proçedurat dhe mënyrën e mbajtjes së dokumentacionit gjatë zhvillimit të punimeve”.
Udhëzim i KM nr.2, datë 13.05.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit”.
Udhëzim i KM nr.3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar.