Shpallje për vende të lira pune drejtor drejtoria e policisë bashkiake, Bashkia Shkodër

Në mbështetje të Ligjit nr.139, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, të ndryshuar, Ligjit nr. 89 dt. 22.12.2022 “Për Policinë Bashkisë”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, Vendimit nr. 452 datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullores kuadër të Policisë Bashkiake”, Vendimit nr. 213 datë 28.07.2023 “Për miratimin e strukturës të nëpunësve dhe punonjësve të administratës dhe të institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër” të ndryshuar;

Bashkia Shkodër shpall konkursin në pozicionin:

1 ( një) Drejtor, Drejtoria e Policisë Bashkiake,

Data e dorëzimit të dokumentave: 27.10.2023

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin et si më sipër është:
a) Organizon, drejton, kontrollon dhe përgjigjet për sigurimin e zbatimit të detyrimeve dhe kompetencave që ka Policia Bashkiake;
b) Koordinon veprimtarinë e punës me Policinë e Shtetit për zbatimin e detyrimeve të akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e rendit e të sigurisë publike në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme për aktivitetet që zhvillohen në territorin e bashkisë;
c) Planifikon aktivitetin në mbështetje të detyrave të caktuara për të siguruar realizimin në kohë të objektivave të përcaktuar;
ç) Kryen analiza, raporte, përshkrime që lidhen me veprimtarinë e Policisë Bashkiake;

1.1 KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidatët në proçedurën e pranimit në detyrë janë:
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
ç) Të ketë përfunduar arsimin e lartë ;
d) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo një kundërvajtjeje penale;
dh) Të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna që nuk është shuar ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
e) Të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për punonjësit e Policisë së Shtetit;
ë) Të paraqesë vërtetimin e besueshmërisë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a) Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo “Master profesional”, të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike, ose të barasvlefshme me të ose të ketë përfunduar studimet e arsimit të lartë jashtë vendit dhe të ketë njohur dhe njësuar diplomën sipas përcaktimeve për njësimin e diplomave, të parashikuara në legjislacionin në fuqi për arsimin e lartë, në Shkenca Shoqërore, Juridike, Ekonomike ose Institucionet Arsimore të Sigurisë;
b) Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune në administratën publike, Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura, Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, Shërbimin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, në profesionet e lira ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to në sektorin privat;
c) Të mos jetë subjekt i ndalimeve sipas legjislacionit në fuqi për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a) Kërkesën për punësim;
b) Jetëshkrimin;
c) fotokopjen e kartës së identitetit;
d) fotokopjet e noterizuara të diplomës të arsimit të lartë dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master) ;
e) 2 (dy) foto me përmasa 4 x 6 cm;
f) raportin mjekoligjor mbi gjendjen shëndetësore;
g) certifikatën e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
h) vërtetimin nga prokuroria për qenien ose jo në ndjekje penale;
i) vërtetimin nga gjykata për çështje në proces gjykimi;
j) dokumentet për vërtetimin e përvojës në punë apo librezën e punës;
k) vlerësimin e fundit të punës, kur aplikantët vijnë nga administrata publike;
l) vërtetimin që të mos ketë masë disiplinore të largimit nga puna që nuk është shuar ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
m) vërtetimin që të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi;
n) vërtetimin e besueshmërisë që lëshohet nga struktura vendore e Policisë së Shtetit, me kërkesën e bashkisë përkatëse, përpara pranimit në Policinë Bashkiake.
o) Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.

Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet pranë Z1N në Bashkinë Shkodër, brenda datës 27.10.2023.