Mbledhja e 8 Prill 2025
E martë · ora 17:00 · Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak
Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e martë me datë 08 Prill 2025 ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:
Rendi i ditës
- Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 03.03.2025 sipas ligjit Nr.8480 datë, 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.
- 1Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Shkurt 2025PDF e pikës 1
- 2Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Mars 2025PDF e pikës 2
- 3Për miratimin e qirasë mujore për banesat sociale me qira në administrimin e Bashkisë Shkodër për vitin 2025PDF e pikës 3
- 4Për strehimin emergjent të familjes SH.M dhe të familjes O.H në (Banesat Sociale me qira për komunitetin Rom)PDF e pikës 4
- 5Për dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarriPDF e pikës 5
- 6Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit tip ndërmjet Bashkisë Shkodër dhe distributorëve vendas dhe të huaj për shfaqjen e prodhimeve audiovizuale në Kinema “Republika”.PDF e pikës 6
- 7Për miratimin e kërkesës për transferim në pronësi, të pasurisë me Nr.2/170,Vol 9, faqe140, ZK 8591 nga Ministria e Financave tek Bashkia ShkodërPDF e pikës 7
- 8Për dhënie pëlqimi, shtesa dhe ndryshime për shoqërinë aksionare “Bio Strajca”, në pronësi të Bashkisë ShkodërPDF e pikës 8
- 9Për dhënien e të drejtës dhe caktimin e përgjegjësisë së menaxhimit, administrimit dhe mirëmbajtjes së plazheve publike të menaxhueshme për shoqërinë aksionere në pronësi të Bashkisë Shkodër me nipt M36924003OPDF e pikës 9
- 10Për një shtesë në buxhetin e vitit 2025 e miratuar VKB-në nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër, i ndryshuar dhe detajim të fondeve sipas aktit normativ Nr.5 datë 19.12.2024 të Ministrisë së Financave”.PDF e pikës 10
- 11Për miratimin e planit “Për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fondin pyjor/kullosor në Bashkinë Shkodër për vitin 2025”.PDF e pikës 11
- 12Për miratimin e “Planit të përbashkët të menaxhimit të rrezikut nga zjarri” në kuadër të projektit “ Bulding Smart Forests” .PDF e pikës 12
- 13Për një shtesë në buxhetin e vitit 2025 e miratuar VKB-në nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër, i ndryshuar”.PDF e pikës 13
- 14Për miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave të Bashkisë Shkodër për vitet 2026-2028PDF e pikës 14
- 15Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028 për Bashkinë ShkodërPDF e pikës 15
- 16Për miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të vitit 2024 të Bashkisë ShkodërPDF e pikës 16
- 17Për miratimin e memorandumit të bashkëpunimit mbështetje për zhvillim 2023-2024 projekti “Bashki të forta”- Bashkia ShkodërPDF e pikës 17
- 18Diskutime jashtë rendit të ditës.
Grafiku i mbledhjeve të komisioneve
| Nr | Komisione | Dita | Data | Ora |
|---|---|---|---|---|
| 1 | Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe Strehimit | E Premte | 04.04.202 | 10:00 |
| 2 | Komisioni i Bujqësisë Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave dhe Mbrojtjes së Mjedisit | E Premte | 04.04.2025 | 10:30 |
| 3 | Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike/ Komisioni i kontrollit financiar | E Premte | 04.04.2025 | 11:00 |
| 4 | Komisioni i Ҫështjeve ligjore | E Premte | 04.04.2025 | 12:00 |
| 5 | Komisioni i planifikimit dhe zhvillimit të territorit | E Premte | 04.04.2025 | 12:30 |
| 6 | Komisioni i zhvillimit ekonomik dhe turizimit | E Premte | 04.04.2025 | 13:00 |
| 7 | Komisioni i Kulturës dhe trashigimisë | E Premte | 04.04.2025 | 13:30 |