Çdo qytetar mund t'i drejtohet Këshillit Bashkiak me kërkesë, ankesë, vërejtje, peticion ose iniciativë qytetare. Kjo faqe shpjegon ankesën: për çfarë bëhet, çfarë shkruani, ku e dërgoni dhe sa pritni për përgjigje. Për rrugët e tjera, shihni Kur çështja s'është ankesë.
Si ankoheni
Plotësoni formularin ose shkruani vetë ankesën, nënshkruajeni dhe dërgojeni me email, bashkë me një kopje të kartës së identitetit. Mund ta dërgoni edhe me postë, dorazi ose përmes një këshilltari: Ku e dërgoni.
Për çfarë mund të ankoheni
Ankesë bëhet kur Këshilli, ekzekutivi i Bashkisë, ose agjencitë dhe ndërmarrjet në varësi të saj nuk kanë bërë diçka që duhej sipas ligjit, politikës, rregullores ose standardit, ose kanë bërë diçka që s'duhej dhe që është jashtë kompetencës së tyre.
- Qëndrimi dhe sjelljaE këshilltarëve, punonjësve të Sekretariatit të Këshillit dhe të Bashkisë, të agjencive, institucioneve dhe ndërmarrjeve në varësi të saj, dhe të ndërmarrjeve private që ofrojnë shërbime publike me kontratë me Bashkinë.
- Shërbimet publikeShërbimet publike dhe cilësia e pronave të Bashkisë.
- Siguria publikeSiguria publike në komunitet.
- Politikat dhe rregulloretProcedurat e hartimit të politikave, planeve dhe rregulloreve të Bashkisë.
- Vendimmarrja e KëshillitProcesi i vendimmarrjes së Këshillit, njoftimi dhe konsultimi publik.
- Komunikimi me qytetarëtRregullat dhe standardet e komunikimit të Këshillit dhe të ekzekutivit të Bashkisë me qytetarët: oraret, kontaktet, njoftimet etj.
Ankesë mund të bëjnë banorët, bizneset vendore, vizitorët në bashki, ofruesit e shërbimeve për bashkinë, grupet e komunitetit dhe kushdo që përdor ose preket nga politikat dhe shërbimet e Këshillit dhe të Bashkisë. Në emrin tuaj mund ta bëjë edhe një këshilltar bashkiak, një deputet ose një përfaqësues me prokurë.
Çfarë nuk trajton Këshilli
- Anonime ose të vjetra
- Ankesat anonime. Sekretari mund t'i verifikojë, nëse e sheh të arsyeshme, çështjet që përmenden në to.
- Çështjet dhe ngjarjet që kanë ndodhur më shumë se 12 muaj para marrjes së ankesës. Sekretari, në konsultim me Kryetarin, mund të bëjë përjashtim, p.sh. për moshën e ankuesit, për një vonesë përtej kontrollit të ankuesit ose për prova të reja.
- Akte administrative
- Lejet, licencat, gjobat, faturat, ndihmat ekonomike, bonuset për banesë, urdhrat për prishje ndërtesash dhe ankesat për shërbime sociale për të rriturit dhe fëmijët: kanë procedurën e vet ligjore.
- Apelimet ndaj vendimeve të tjera administrative të ekzekutivit të Bashkisë ose të agjencive, institucioneve dhe ndërmarrjeve në varësi të saj: i drejtohen Sektorit të Apelimeve pranë Bashkisë.
- Jashtë fushës
- Çështjet që nuk lidhen me funksionet e Bashkisë, me përgjegjësitë, veprimet ose vendimet e Këshillit, ose të një organizate, institucioni a ndërmarrjeje në varësi të Bashkisë a që vepron në emër të saj.
- Çështjet që janë funksion i agjencive të tjera qeveritare.
- Kërkesa për të marrë një shërbim nga Bashkia.
- Punonjësit e Bashkisë
- Ankesat ndaj një punonjësi ose nëpunësi civil të Bashkisë: i trajton drejtoria e menaxhimit të personelit.
- Veprimet dhe sjelljet e punonjësve të Bashkisë në mbledhjet e Komisioneve të Përhershme të Këshillit.
- Ankesat e punonjësve të Bashkisë ose të institucioneve dhe ndërmarrjeve në varësi të saj për kushtet e punësimit, kushtet e punës ose menaxhimin e personelit.
- Ankesat nga punonjësit e Bashkisë për çështje të punonjësve të Bashkisë.
- Raste të tjera
- Çështjet për të cilat është i hapur një proces gjyqësor.
- Ankesat që kanë marrë përgjigje nga një Komisioner ose nga Avokati i Popullit.
- E drejta e informimit drejtuar Bashkisë, edhe për projekte me ndikim në mjedis.
- Mbrojtja e të dhënave personale.
- Mashtrimi ose korrupsioni.
- Veprimet kriminale.
- Një politikë e miratuar nga Këshilli.
- Pretendimet për siguracionet.
Vendimin për të përjashtuar një ankesë e merr Kryetari i Këshillit me propozim të Sekretarit. Ju informoheni për arsyet dhe për të drejtën t'i drejtoheni Avokatit të Popullit ose një organi tjetër publik.
Çfarë duhet të shkruani
- Emrin, mbiemrin, adresën e plotë të banimit dhe numrin e celularit.
- Adresën postare ose elektronike ku doni të merrni përgjigjen.
- Përshkrimin e ankesës.
- Çfarë prisni nga Këshilli.
- Çdo të dhënë ose dokument që mendoni se ndihmon në shqyrtim.
- Nëse për këtë çështje keni hapur proces gjyqësor apo jo.
Ankesa e panënshkruar nuk pranohet për shqyrtim.
Kur e dërgoni me email ose me postë, bashkëngjitni një kopje të kartës së identitetit.
Ku e dërgoni
- Me postë
- Zyra me Një Ndalesë e Bashkisë, Rruga 13 Dhjetori, Bashkia Shkodër
- Dorazi
- Zyra me Një Ndalesë e Bashkisë ose e njësisë administrative
- Përmes këshilltarit
- Një këshilltar bashkiak mund ta paraqesë ankesën tuaj, edhe në mbledhjen e Këshillit ose të komisionit të përhershëm ku është anëtar. Këshilltari i kërkon Sekretarit ta regjistrojë ankesën.
- Formulari
- Ankesën mund ta shkruani te formulari i gatshëm.Formulari (Word)
Çfarë ndodh pasi e dërgoni
-
Regjistrimi
Ankesa merr një numër rendor dhe një kod. Kur e dërgoni në mënyrë elektronike, ju vjen një njoftim automatik me kodin.
- 5 ditë pune
Njoftimi
Sekretari ju njofton se ankesa hyri në shqyrtim, me kodin dhe afatin e pritshëm të përgjigjes. Nëse ankesa vlerësohet jo e vlefshme, ju njofton brenda të njëjtit afat dhe ju shpjegon arsyet. Nëse ajo i kalon ekzekutivit të Bashkisë ose një agjencie tjetër, ju njofton edhe për këtë.
- 5 ditë pune
Përgjigjja e parë
Sekretari e shqyrton ankesën pa procedurë formale dhe ju dërgon përgjigje. Afati vlen për përgjigjen e Sekretarit; për ankesat ndaj këshilltarëve përgjigjet Kryetari i Këshillit.
- 25 ditë
Hetimi i mëtejshëm
Nëse s'jeni të kënaqur me përgjigjen, i kërkoni Këshillit hetim të mëtejshëm. Kryetari i Këshillit përcakton komisionin që heton çështjen. Afati numërohet nga regjistrimi i ankesës.
- 25 ditë
Rishikimi i brendshëm
Kryetari ngre një grup me anëtarë që s'e kanë trajtuar më parë ankesën. Grupi vlerëson nëse ankesa u trajtua sipas rregullave dhe ligjit. Afati numërohet nga regjistrimi i ankesës për rishikim.
-
Si ju vjen përgjigjja
Në mënyrën që keni zgjedhur në ankesë; nëse s'keni zgjedhur, në mënyrën që e dërguat. Çdo përgjigje mban kodin e ankesës. Kur e merrni te Zyra me Një Ndalesë, nënshkruani për marrjen.
-
Nëse s'jeni të kënaqur me përgjigjen e Këshillit
Keni të drejtë të ankoheni te Avokati i Popullit.
Afatet llogariten në ditë pune. Kur dita e fundit bie të shtunë, të dielë ose në një festë zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas saj. Sekretari ju njofton për datën kur mund të prisni përgjigjen dhe, nëse ajo shtyhet, për arsyet e vonesës.
Kur çështja s'është ankesë
Këshillit mund t'i drejtoheni edhe me këto katër rrugë. Secila ka rregullat e veta.
| Rruga | Kush mund ta bëjë | Nënshkrimet | Përgjigjja |
|---|---|---|---|
| KërkesëPër çështje që lidhen me përgjegjësitë ligjore të Këshillit, ose që i ndikojnë bashkësisë dhe territorit të bashkisë dhe ku Këshilli mund të ndikojë në zgjidhjen e tyre. | Çdo qytetar që banon, punon ose studion në territorin e Bashkisë, ose çdo grup që përfaqëson komunitete. |
|
|
| VërejtjeSjell në vëmendjen e Këshillit një problem ose një shqetësim, për çështje që lidhen me funksionet dhe kompetencat e tij. | Çdo qytetar, grup qytetarësh, grup që përfaqëson komunitete ose organizatë joqeveritare. |
|
|
| PeticionKërkesë me shkrim, me nënshkrime të një grupi banorësh ose organizatash, që e nxit Këshillin ose një komision të përhershëm të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë një veprim ose vendim me ndikim te bashkësia ose territori i bashkisë. | Çdo person që banon, punon ose studion në territorin e Bashkisë, dhe organizatat me zyrë në bashki që ushtrojnë veprimtari në territorin e saj. |
|
|
| Iniciativë qytetarePropozim me nënshkrime, me tekstin e gatshëm, që Këshilli të miratojë një akt normativ, p.sh. një rregullore, një akt që ndryshon ose shfuqizon një të tillë, ose një rezolutë. | Çdo zgjedhës, pra banor i regjistruar në bashki me të drejtë vote. Një komunitet mund ta paraqesë edhe përmes kryesisë së fshatit ose këshillit komunitar të lagjes. Mund ta nisin edhe përfaqësues të autorizuar të një shoqate ose sindikate që vepron në bashki. |
|
|
Ku i dorëzoni
- Kërkesa dhe vërejtja
- Me postë, te Zyra me Një Ndalesë e Bashkisë ose me email te keshillibashkiak
@bashkiashkoder.gov.al . - Në çdo rast shënoni emrin, mbiemrin dhe adresën e plotë të banimit. Me postë ose në zyrë edhe nënshkruani; me email mjafton kaq.
- Mund t'ia dorëzoni edhe një këshilltari bashkiak, që e paraqet në mbledhjen e Këshillit ose të komisionit të përhershëm.
- Me postë, te Zyra me Një Ndalesë e Bashkisë ose me email te keshillibashkiak
- Peticioni
- Te zyra e protokollit ose Zyra me Një Ndalesë e Bashkisë, ose përmes një këshilltari bashkiak.
- Për ta paraqitur në një mbledhje ku çështja është në rendin e ditës: te zyra, jo më vonë se 20 ditë pune para mbledhjes; përmes këshilltarit, jo më vonë se 15 ditë para saj.
- Iniciativa qytetare
- Te zyra e protokollit ose Zyra me Një Ndalesë e Bashkisë.
- Nënshkruesit paraqiten vetë në vendin e mbledhjes së nënshkrimeve, me kartën e identitetit.
- Kur mbaron mbledhja e nënshkrimeve, dokumentet dorëzohen jo më vonë se 5 ditë.
- Modelet
- Modelet e peticionit dhe të iniciativës janë në fund të Rregullores: shtojcat nr. 9 deri 12.
- Kopje të modelit të peticionit merren edhe te zyra e Sekretariatit të Këshillit.
- Kufizimet
- Peticioni mund të refuzohet kur lidhet me vendimet e bashkisë për zhvillimin e territorit ose me dhënien e një licence, leje ose përfitimi, kur për të ka apelim ose një procedurë të veçantë ligjore, ose kur Këshilli ka marrë të njëjtën çështje nga një peticion tjetër brenda vitit të fundit.
- Iniciativa nuk mund të propozojë ndryshimin e buxhetit dhe të paketës fiskale ose të vendimit për shitjen ose dhënien me qira të një prone, ndryshimin e kufijve të bashkisë, qytetit dhe fshatrave, ose një akt të njëjtë me atë të një iniciative të regjistruar brenda 2 viteve të fundit.
- Në vit zgjedhor, afati i fundit është 4 muaj para zgjedhjeve vendore: deri atëherë peticioni dorëzohet i plotësuar dhe iniciativa regjistrohet.
- Deputetët, të zgjedhurit vendorë në bashki, nëpunësit civilë të Bashkisë dhe disa drejtues të tjerë publikë nuk mund të jenë parashtrues ose nënshkrues të peticionit dhe të iniciativës.
- Parashtruesit e peticionit dhe të iniciativës nuk mund të jenë të afërm me njëri-tjetrin, p.sh. bashkëshortë, prindër e fëmijë, vëllezër e motra, ose bashkëpronarë të një biznesi.
Afatet llogariten në ditë pune. Rregullat e plota janë te Rregullorja, më poshtë.
Dokumentet
- Procedura dhe afatet për kërkesat dhe ankesatPDF: Procedura dhe afatet për kërkesat dhe ankesat
- Formulari i ankesësDOCX: Formulari i ankesës
- Rregullorja për ankesat, vërejtjet, kërkesat, peticionet dhe iniciativat qytetare (Vendimi nr. 49, datë 30.9.2021)PDF: Rregullorja për ankesat, vërejtjet, kërkesat, peticionet dhe iniciativat qytetare (Vendimi nr. 49, datë 30.9.2021)