Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e Mërkurë datë 29.07.2026 ora 17:00, me rend dite si më poshtë:
Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 30.06.2026 sipas ligjit Nr.8480 datë, 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.
- Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Qershor 2026”.
- Projektvendim: “Për miratimin e buxhetit të vitit 2027 dhe programit buxhetor afatmesëm 2027-2029 të Bashkisë Shkodër, faza e I-rë”.
- Projektvendim: “Për miratimin e kërkesës për transferimin e sipërfaqes 200m² të pasurisë së shoqërisë “Tregu i shitjes me shumicë fruta – perime” sh.a tek Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”.
- Projektvendim: “Për miratimin e subjekteve që kërkojnë të njihen si “Posedues Jopronarë” dhe planrilevimet e sipërfaqeve përkatëse në zonat e zhvillimit në territorin e Bashkisë Shkodër”.
- Projektvendim: “Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të pasurisë me nr.316, vol 6, fq 48 zk 1209 nga pronar shtetin tek Bashkia Shkodër”.
- Projektvendim: “Për dhënie pëlqimi për dhënie me qira të ekonomisë pyjore “Pruemos Sheldi”, njësia administrative Rrethina, ngastra 50A, për vazhdimin e operimit të antenës së komunikimit të kompanisë të telefonisë celulare “ONE ALBANIA sh.a”.
- Projektvendim: “Për miratimin e listës së përfituesve dhe masën e subvencionimit të interesave të kredive për individë/familje që përfitojnë banesa me kosto të ulët me kredi të lehtësuar nga shteti”.
- Projektvendim: “Për miratimin e gjerësisë së zonave të rezervuara për varrezat”.
- Projektvendim: “Për miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2027-2029 për Bashkinë Shkodër”.
- Diskutime jashtë rendit të ditës.
Grafiku i mbledhjeve të komisioneve
| Nr. | Komisione | Dita | Data | Ora |
|---|---|---|---|---|
| 1. | Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe Strehimit | E Premte | 24.07.2026 | 10:30 |
| 2. | Komisioni për Çështjet Ligjore | E Premte | 24.07.2026 | 11:00 |
| 3. | Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike/Komisioni i Kontrollit Financiar | E Premte | 24.07.2026 | 11:30 |
| 4. | Komisioni i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit | E Premte | 24.07.2026 | 12:00 |
