Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 28 Maj 2026

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e Enjte datë 28.05.2026 ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:

Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 18.05.2026 sipas ligjit Nr.8480 datë, 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.

  1. Projektvendim: “Për përcaktimin e çmimit maksimal të çadrave dhe shezllongëve për zonën bregdetare Velipojë – Rrjoll për zbatim nga subjektet private ˮ.
  2. Projektvendim: “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKB nr.1, datë 22.01.2016 “Për taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë Shkodërˮ të ndryshuar.
  3. Projektvendim: Për miratimin e raportit vjetor të konsoliduartë zbatimit të buxhetit viti 2025, të Bashkisë Shkodërˮ.
    Interpelancë: Mbi sigurinë rrugore, mbrojtjen e fëmijëve dhe veprimtarinë e Policisë bashkiake dhe strukturave përgjegjëse.

Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1.Komisioni i Zhvillimit Ekonomik Dhe Turizmit/ Komisioni i Planifikimit dhe Zhvillimit të TerritoritE Martë26.05.202610:00
2.Komisioni për Çështjet LigjoreE Martë26.05.202611:00
3.Komisioni i Financave, Buxhetit Dhe Aseteve Publike / Komisioni i Kontrollit FinanciarE Martë26.05.202612:00

Njoftim.