Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 26 Janar 2026

Publikuar më 19.01.2026

Mbledhja e 26 Janar 2026

E hënë · ora 17:00 · Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

Procesverbali Njoftimi

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e Hënë datë 26.01.2026_ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:

Rendi i ditës

  • 1Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Dhjetor 2025PDF e pikës 1
  • 2Për miratimin e Kritereve për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet aplikuese, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit dhe që do të trajtohen nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar (6 %) për ndihmën ekonomikePDF e pikës 2
  • 3Për plotësimin e vakancës dhe dhënien e mandatit të anëtares së Këshillit Bashkiak Znj. Daniela JakojaPDF e pikës 3
  • 4Për zgjedhjen e përfaqësuesve të Këshillit Bashkiak Shkodër në Këshillit e Qarkut Shkodër
  • 5Për miratimin e shitjes të mjeteve të transportit me procedurë ankandi publik si automjet në terësi, si dhe automjeteve dhe materialeve që përmbajnë hekur me procedurë ankandi publik për skrapPDF e pikës 5
  • 6Për një ndryshim në VKB nr.27 datë 01.06.2016 “Për ngritjen e Këshillit artistiko-kulturor, shpërblimin e anëtarëve të tij dhe miratimin e rregullores së financimit të projekteve kulturore, artistike, sportive, rinore dhe promovimin e territorit në Bashkinë Shkodër” të ndryshuarPDF e pikës 6
  • 7“Për një ndryshim në VKB nr.18 datë 20.07.2023 “Për dhënie pëlqimi për dhënie me qira të ekonomisë pyjore “Pruemos Sheldi”, Nësia administrative Gur i Zi, fshati Sheldi, ngastra 104, për aktivitetin instalim të shtyllës erëmatëse për studimin e erës, aerogjeneratorë, për një periudhë 12 muaj për shoqërinë “Voltalia Albanie” I ndryshuar.PDF e pikës 7
  • 8Për miratimin e planit të mbarështimit të pyjeve dhe kullotave të ekonomisë pyjore “Rosek Rrjoll” Bashkia ShkodërPDF e pikës 8
  • 9Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarriPDF e pikës 9
  • 10Raport mbi punën e Këshillit Bashkiak për 12 – mujorin e vitit 2025.PDF e pikës 10
  • 11Për miratimin e listës së përfituesve dhe vlerës së subvencionit të qirasë për individët dhe familjet që nuk e përballojnë qiranë në tregun e lirë për vitin 2026PDF e pikës 11
  • 12Për miratimin e projektit ‘Sunny Schools’, të financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Bashkia Shkodër, i cili përfshin instalimin e impianteve fotovoltaikePDF e pikës 12
  • 13Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1.Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe Strehimit.E Enjte22.01.202610:00
2.Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes Civile.E Enjte22.01.202610:30
3.Komisioni i Çështjeve Ligjore.E Enjte22.01.202611:00
4.Komisioni i Bujqësisë Pyjeve dhe Manaxhimit të Ujërave dhe Mbrojtjes së MjedisitE Enjte22.01.202611:30
5.Komisioni i Kulturës dhe TrashëgimisëE Enjte22.01.202612:00
6.Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike / Komisioni i Kontrollit FinanciarE Enjte22.01.202612:30

Për këtë faqe

Projektvendimet

Faqja publikon projektvendimet që shqyrtohen në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak, para datës së mbledhjes.

Çfarë gjeni këtu

  • Projektvendimet të ndara sipas mbledhjeve, secili në rreshtin e vet
  • Dokumentet e secilës pikë, për t’i hapur
  • Filtra për vit, muaj dhe mbledhje, dhe kërkim me fjalë
  • Shkarkim i të gjitha dokumenteve që tregon filtri në një skedar ZIP