Mbledhja e 18 Maj 2026
E hënë · ora 17:00 · Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak
Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e Hënë datë 18.05.2026 ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:
Rendi i ditës
- Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 30.04.2026 sipas ligjit Nr.8480 datë, 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.
- 1Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Prill 2026PDF e pikës 1
- 2Për miratimin e subjekteve që kërkojnë të njihen si “Posedues Jopronarë” dhe planrilevimet e sipërfaqeve përkatëse në zonat e zhvillimit në territorin e Bashkisë ShkodërPDF e pikës 2
- Diskutime jashtë rendit të ditës.
Grafiku i mbledhjeve të komisioneve
| Nr. | Komisione | Dita | Data | Ora |
|---|---|---|---|---|
| 1. | Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe Strehimit | E Premte | 15.05.2026 | 10:00 |
| 2. | Komisioni i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit / Komisioni për Çështjet Ligjore | E Premte | 15.05.2026 | 11:00 |