Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 07 Maj 2025

Publikuar më 02.05.2025

Mbledhja e 7 Maj 2025

E mërkurë · ora 17:00 · Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e martë me datë 07 Maj 2025 ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:

Rendi i ditës

  • 1Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit tip ndërmjet Bashkisë Shkodër dhe distributorëve vendas dhe të huaj për shfaqjen e prodhimeve audiovizuale në Kinema “Republika”.PDF e pikës 1
  • 2Për miratimin e kërkesës për transferim në pronësi, të pasurisë me Nr.2/170,Vol 9, faqe140, ZK 8591 nga Ministria e Financave tek Bashkia ShkodërPDF e pikës 2
  • 3Për dhënie pëlqimi, shtesa dhe ndryshime për shoqërinë aksionare “Bio Strajca”, në pronësi të Bashkisë ShkodërPDF e pikës 3
  • 4Për dhënien e të drejtës dhe caktimin e përgjegjësisë së menaxhimit, administrimit dhe mirëmbajtjes së plazheve publike të menaxhueshme për shoqërinë aksionere në pronësi të Bashkisë Shkodër me nipt M36924003OPDF e pikës 4
  • 5Për një shtesë në buxhetin e vitit 2025 e miratuar VKB-në nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër, i ndryshuar dhe detajim të fondeve sipas aktit normativ Nr.5 datë 19.12.2024 të Ministrisë së Financave”.PDF e pikës 5
  • 6Për miratimin e planit “Për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fondin pyjor/kullosor në Bashkinë Shkodër për vitin 2025”.PDF e pikës 6
  • 7Për miratimin e “Planit të përbashkët të menaxhimit të rrezikut nga zjarri” në kuadër të projektit “ Bulding Smart Forests” .PDF e pikës 7
  • 8Për një shtesë në buxhetin e vitit 2025 e miratuar VKB-në nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër, i ndryshuar”.PDF e pikës 8
  • 9Për miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave të Bashkisë Shkodër për vitet 2026-2028PDF e pikës 9
  • 10Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028 për Bashkinë ShkodërPDF e pikës 10
  • 11Për miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të vitit 2024 të Bashkisë ShkodërPDF e pikës 11
  • 12Për miratimin e memorandumit të bashkëpunimit mbështetje për zhvillim 2023-2024 projekti “Bashki të forta”- Bashkia ShkodërPDF e pikës 12
  • 13Diskutime jashtë rendit të ditës

Për këtë faqe

Projektvendimet

Faqja publikon projektvendimet që shqyrtohen në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak, para datës së mbledhjes.

Çfarë gjeni këtu

  • Projektvendimet të ndara sipas mbledhjeve, secili në rreshtin e vet
  • Dokumentet e secilës pikë, për t’i hapur
  • Filtra për vit, muaj dhe mbledhje, dhe kërkim me fjalë
  • Shkarkim i të gjitha dokumenteve që tregon filtri në një skedar ZIP