Njoftim për këshillim me publikun nga Këshilli Bashkiak

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “f“, të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, këshilli bashkiak Shkodër, njofton zhvillimin e seancave për këshillim me publikun për diskutimin të dokumentit:

  1. Pr/Vendim “Për disa ndryshime dhe shtesa ne VKB Nr.1, datë 22.1.2016 “Për taksat e tarifat vendore në Bashkinë Shkodër“, të ndryshuar

Takimi do të zhvillohet:

Ditën e merkure, datë 27 Dhjetor 2023, ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak

Sugjerimet, komentet, mund të dërgohen deri me datë 27 Dhjetor 2023 edhe me shkrim pranë Bashkisë Shkodër, me postë, apo nëpërmjet email në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al