Për miratimin e Planit të Përmirësimit të Shërbimit për Arsimin Parauniversitar në Bashkinë Shkodër
Seanca 26 qershor 2026 · Projektvendim
Komente deri më 26 qershor 2026. Afati ka mbaruar.
Seanca
- Data
- E premte, 26 qershor 2026
- Ora
- 13:30
- Vendi
- Në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër
Si jep mendim
- Afati
- Deri më 26 qershor 2026 Afati ka mbaruar.
- Mënyra të tjera
- Me shkrim, pranë Bashkisë Shkodër · Me postë · Në seancë
Dokumentet
- Projektvendim: “Për miratimin e Planit të Përmirësimit të Shërbimit për Arsimin Parauniversitar në Bashkinë Shkodër”PDF: Projektvendim: “Për miratimin e Planit të Përmirësimit të Shërbimit për Arsimin Parauniversitar në Bashkinë Shkodër”
- NjoftimiPDF: Njoftimi
Teksti i njoftimit
Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 18 dhe nenit 54, shkronja “k”, të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, si dhe të Ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, Këshilli Bashkiak i Bashkisë Shkodër njofton organizimin e një seance këshillimi me publikun, me qëllim diskutimin e dokumentit si më poshtë:
Takimi do të zhvillohet ditën e premte, më datë 26 qershor 2026, ora 13:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.
Sugjerimet dhe komentet mund të dorëzohen deri në përfundim të afatit të konsultimit, konkretisht deri më datë 26 qershor 2026, në formë të shkruar:
pranë zyrës së protokollit të Bashkisë Shkodër;
me postë;
nëpërmjet postës elektronike në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al
Ftojmë qytetarët, grupet e interesit dhe çdo palë të interesuar të marrin pjesë aktivisht në këtë proces këshillimi me publikun.